Spanja në festë, është kualifikuar në gjysmëfinale të Kampionatit Botëror, duke iu bashkuar Francës. Belgjika e pafat, gjunjëzohet një finish me rezultat 2:1 nga Spanja.
Spanja do të përballet me Franxën (më 14 korrik).
Në minutën e 30-të, Dani Olmo godet bukur por portieri Courtois reagoi dhe topin e rikthyer Fabian Ruiz (Spanja) e plasoi në rrjetë, 1:0. Në minutën e 35-të, Courtois shmang golin e dytë, me një pritje të bukur ndaj Yamal nga goditja e dënimit.
Spanja – Belgjika 2:1
Stadiumi “SoFi”, Los Angelos.
Shikues: 70.492.
Gjyqtar: M. Oliver (Anglia).
Shënues: Ruiz (30′), Merino (88′) – De Ketelaere (41′).
Kartona të verdhë: Cubarsi, Laporte – De Bruyne, Witsel.
Spanja: Simon; Pedro, Cubarsi, Laporte, Cucurella; Rodri, Fabian Ruiz (Pedro 55′) Yamal, Olmo (Merino 86′), Baena (Torres 55′) dhe Oyarzabal (Nico Williams 79′).
Belgjika: Courtois (Lammens 71′), Castagne, Ngoy, Mecheke, de Cuyper (Seys 61’), Vanaken (Lukaku 60’), Raskin, Trossard (Witsel 60’), De Bruyne (Saelemaekers 86′), Doku dhe de Ketelaere
Në minutën e 41-të, Castagne harkon për mrekulli, ndërsa Charles De Ketelaere (Belgjikë) reagoi edhe më bukur me kokë duke barazuar rezultatin 1:1.
Në pjesën e dytë, në minutën e 55-të, Maxim De Cuyper (Belgjikë) shfrytëzon një mundësi të mirë por gjuan jashtë shtyllës së djathtë. Në minutën e 63-të, një pasim në zonë e gjen Mikel Oyarzabalin në pozitë ideale e të pambuluar. Gjuajtja e tij u ndal nga portieri Courtois në këndin e poshtëm të majtë.
Në minutën e 88-të portieri që zëvendësoi Courtoisin, Lammens, nuk reagoi si duhet dhe zëvendësuesi Merino shënoi nga afërsia për fitoren e Spanjës, 2:1. Belgjika eliminohet nga Kampionati Botëror./K.Goca/BS




