-2.5 C
Zurich
Monday, January 5, 2026
spot_img
spot_img

Kurti: Kosova mbështet operacionin anti-narkotik të SHBA-së në Venezuelë

Duhet ti lexosh

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, ka deklaruar se Republika e Kosovës mbështet operacionin anti-narkotik të Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Venezuelë, i cili, sipas tij, udhëhiqet nga Presidenti amerikan Donald Trump.

Në një mesazh mbështetës drejtuar SHBA-së, Kurti ka theksuar rëndësinë e mbajtjes përgjegjëse të aktorëve shtetërorë të përfshirë në trafikimin e drogave, duke e cilësuar këtë si një element kyç për suksesin e luftës globale kundër narkotikëve.

“Republika e Kosovës mbështet operacionin anti-narkotik të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, të udhëhequr nga Presidenti Donald Trump, në Venezuelë. Mbajtja përgjegjës e aktorëve shtetërorë të përfshirë në trafikimin e drogave është thelbësore për suksesin në luftën kundër kësaj dukurie,” ka deklaruar Kurti.

Ai ka shtuar se Kosova, si aleate strategjike e SHBA-së dhe NATO-s, ofron mbështetje të plotë në luftën kundër trafikimit të narkotikëve dhe kundër, siç është shprehur, cenimit të vlerave demokratike perëndimore nga aktorë që përfaqësojnë kundërshtarët e këtyre vlerave, si në rajon ashtu edhe më gjerë.

Sipas Kurtit, bashkëpunimi ndërkombëtar dhe angazhimi i përbashkët mbeten thelbësorë për adresimin e sfidave të sigurisë globale dhe për forcimin e rendit ndërkombëtar të bazuar në vlera demokratike, transmeton rtk.

- Reklama -spot_img

Më shumë artikuj

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

- Reklama -spot_img

Të ngjashme