-2.5 C
Zurich
Monday, January 5, 2026
spot_img
spot_img

28 ankesa dhe 162 mijë euro gjoba për partitë gjatë fushatës

Duhet ti lexosh

Për periudhën e fushatës zgjedhore për zgjedhjet e 28 dhjetorit, Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa ka pranuar gjithsej 28 ankesa nga partitë politike.

PZAP-i tha se ankesat janë të lidhura me shkelje të ndryshme, duke përfshirë: shfrytëzimin e institucioneve dhe pozitave zyrtare për fushatë, vendosjen e banerëve dhe posterëve në hapësira publike, përdorimin e pasurisë publike për fushatë, promovimin e punës së institucioneve me logon e partive në rrjete sociale, pjesëmarrjen e fëmijëve në tubime zgjedhore, shpërndarje të videove në rrjete sociale duke ndikuar tek votuesit jashtë Kosove si dhe përdorimin e gjuhës që nxit urrejtjen.

Bazuar në përgjigjen e panelit, shkelja më e shpeshtë është rezultuar të jetë vendosja e materialit promovues në hapësira publike.

PZAP njoftoi po ashtu se gjobat totale të shqiptuara për subjektet politike arrijnë në 162,000 euro./BS

- Reklama -spot_img

Më shumë artikuj

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

- Reklama -spot_img

Të ngjashme