1.6 C
Zurich
Sunday, December 28, 2025
spot_img
spot_img

Sot dita e lindjes së atij që i dha Shqipërisë Pavarësinë numër 2: Thomas Woodrow Wilson

Duhet ti lexosh

Nga ROLAND QAFOKU

Sapo hoqi pelenat, vuri syzet. Alfabetin e mësoi 9 vjeç dhe leximin 11. Fëmija i lindur në Wirginia më 28 dhjetor 1856 që në deje i rridhte gjak skocez dhe nuk ishte i pashëm nuk para e vriste mendjen teksa thoshte: Fytyrën time nuk e shoh. Thomas Woodrow Wilson arriti kulmin e parë në jetë teksa u diplomua në Universitetin e Princton-it dhe më pas mori një PHD në Universitetin “John Hopkins”, një edukim që ia dedikonte idhullit të tij të vetëm, babait. Arritja e dytë ishte kur u zgjodh president i Universitetit “Princton” për të cilën ai thoshte së mësimdhënia është politikë e klasit të dytë. Por kur u zgjodh guvernator i New Jersey-t tregoi se profili i tij politik ai ishte për shumë më shumë. Dhe kështu ndodhi.

Për 8 vjet, prej vitit 1913 deri në 1921, Ëilson ishte presidenti i 28-të i SHBA. Historianët vijojnë ta vlerësojnë si një nga më të mirët në histori jo vetëm pse fitoi çmimin “Nobel” për paqen, por veçanërisht për faktin se ai ishte i pari shef i Shtëpisë së Bardhë që nxori SHBA-në nga izolacioni. Por ky vlerësim përkon edhe me atë që kemi ne shqiptarët, një fakt që historianët e huaj e përfshijnë te arritjet e tij. Ishte Thomas Woodrow Wilson ai që i dha Shqipërisë pavarësinë e dytë në 1919 në Konferencën e Paqes në Paris, një pavarësi që realisht kishte humbur nga projekti i ndyrë i fqinjëve tanë, Italisë dhe Greqisë. Pikërisht për këtë akt, më 11 shkurt të vitit 1924, Fan Noli deklaroi në parlament:

“Projekti i copëtimit të Shqipërisë i redaktuar prej aleatëve ishte njohur dhe pritej vetëm një firmë që të bëhej fakt definitiv. Firma që mungonte ishte ajo e presidentit Wilson. Presidenti Wilson jo vetëm nuk vuri firmën, por u përgjigj edhe me dy nota në të cilën mbronte të drejtën e Shqipërisë së vogël për vetëqeverim. Dy nota që janë dy xhevahiret më të ndritshme të karrierës së tij të shkëlqyer. Ato nota ndaluan copëtimin e Shqipërisë dhe na dhanë rasje të marrim frymë dhe të gatitim lirinë që gëzojmë sot”.

Nganjëherë historia duket e çuditshme dhe e rastësisshme. Nuk shkruhet asnjëherë me “sikur” apo “nëse”. Por në rastin e Wilson mbeten lapidare thënia e tij për zgjedhjen si president i SHBA:

“Vetë Zoti e deshi të bëhem Presdident i SHBA. As ju, asnjë vdekatar tjetër, apo turmë vdekatarësh s’do ta kishte penguar dot.”

Kjo thënie na bën të mendohmi shumë dhe të themi se sa me fat ishim që në Konferencën e Paqes ishte Wilson president i SHBA-së. Veçanërisht për ne shqiptarët ky pasazh është i jashtëzakonshëm. Zoti vetë e deshi që Wilson të bëhej president i SHBA-së dhe të na jepte pavarësinë. Mirënjohje pa fund nga kombi shqiptar, zoti President! /GD

- Reklama -spot_img

Më shumë artikuj

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

- Reklama -spot_img

Të ngjashme