KQZ ka përditësuar të dhënat deri në ora 15:00. Sipas KQZ-së, numri i qytetarëve me të drejtë vote që kanë votuar deri në ora 15:00 është 546 mijë e 145 votues apo 27,32% nga 1 milionë e 999 mijë e 204 votues. Procesi i votimit në zgjedhjet e parakohshme parlamentare në vend po vazhdon pa parregullsi të mëdha të raportuara.
Mbarëvajtja e procesit po monitorohet nga Policia e Kosovës, Prokuroria, si dhe vëzhgues vendorë e ndërkombëtarë.
Sipas të dhënave të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, deri në orën 14:20 kanë votuar 18.49% e qytetarëve me të drejtë vote.
Qendrat e votimit do të qëndrojnë të hapura deri në orën 19:00.
Ndërkaq, transmetimi i rezultateve preliminare të së dielës do të nis para orës 20:00./BS




