BallinaKultura`Kitarat e Korçës`, magjia e seranatave në pedonalen e qytetit

`Kitarat e Korçës`, magjia e seranatave në pedonalen e qytetit

-

Pedonalja e qytetit të Korçës u mbush mbrëmjen e Krishtlindjeve me tingujt e kitarave dhe këngëve korçare.

Një aktivitet ndryshe që solli një skenë të hapur për të gjithë qytetarët dhe artdashësit e shumtë të pranishëm, që e ndoqën nga afër këtë ngjarje artistike.

Koncerti “Kitarat e Korçës”, i drejtuar nga Nuçiel Doko, mësues kitare në shkollën e muzikës “Tefta Tashko Koço” në Korçë, erdhi si një homazh për trashëgiminë muzikore të dikurshme, kur kitarat shoqëronin netët festive dhe këngët e zemrës këndoheshin në çdo cep të qytetit.

Rreth 40 kitara u dëgjuan njëkohësisht, duke krijuar një atmosferë të veçantë dhe emocionale për qytetarët dhe vizitorët që ndoqën koncertin.

Koncerti “Kitarat e Korçës” bashkoi në një aktivitet zërat e të rinjve dhe kujtimet e serenatistëve të vjetër, që rikujtuan identitetin muzikor të Korçës dhe rëndësinë e ruajtjes së kësaj tradite të çmuar kulturore, transmeton atsh/rtk

Loading posts…

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

- Reklama -spot_img

Duhet ti lexosh

Ambasadori Ylber Sela pret në Berlin drejtorin e Fondit për Sigurimin...

0
Takimi u fokusua në forcimin e diplomacisë ekonomike, shkëmbimin e përvojave me institucionet financiare gjermane dhe rritjen e qëndrueshmërisë së sistemit të sigurimit të...