NJOFTIM ME RËNDËSI
Votimi fizik në Konsullatën e Republikës së Kosovës në Cyrih
27 Dhjetor 2025
Të nderuar bashkatdhetarë,
Ju njoftojmë se votimi fizik do të zhvillohet më 27 dhjetor 2025 në:
Konsullatën e Republikës së Kosovës në Cyrih
Adresa: Eugen-Huber-Strasse 19A, 8048 Zürich
Orari i votimit: 07:00 – 19:00
Vetëm personat që janë regjistruar me sukses për votim fizik do të mund të ushtrojnë të drejtën e votës.
Për të realizuar të drejtën e votës, është e domosdoshme të paraqiteni me njërin nga dokumentet identifikuese të lëshuara nga Republika e Kosovës, si:
-Letërnjoftim;
-Pasaportë;
-Leje vozitjeje.
Lejohet votimi edhe me dokumente të skaduara të Republikës së Kosovës.
Rekomandohet përdorimi i transportit publik, për shkak të mundësive të kufizuara për parkim në zonë.
Ju falënderojmë për mirëkuptimin dhe bashkëpunimin tuaj!
Konsullata e Republikës së Kosovës në Cyrih
Transmeton helveticALforum.ch




