0.4 C
Zurich
Thursday, December 25, 2025
spot_img
spot_img

Ali Ahmeti: Para një viti e gjysmë Maqedoninë e lash me kryeministër shqiptar

Duhet ti lexosh

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti, tha se nuk të bën përfaqësues të shqiptarëve dhe misionar të shqiptarëve të qenit në pushtet, por deklaroi se shpallja e tij si lider të shqiptarëve është epiteti i thënë nga shumë personalitete si atyre kombëtare edhe atyre ndërkombëtare.

“Për mua është një nder që u bëhet shqiptarëve të RMV-së dhe unë nuk kam bërë ndonjë si të them brifing me gjeneralin e NATO-s Klark që mua ai më emërtoi legjendë e gjallë. Është e vërtetë që unë kam mbijetuar nëpër shumë ngjarje të mëdha të historisë kombit shqiptar të shekullit 20 e fillim shekullit 21”, tha Ahmeti.

Ai tha se nuk është e rëndësishme se si ai ndjehet, por e rëndësishme është si e vlerësojnë shqiptarët.

“Maqedoninë e kam gjet me shqiptarë të pushtuar e kam gjet me shqiptarë me shqiptarë të diskriminuar, e kam gjet me të vrarë për flamur, e kam gjet me të vrarë për arsim të lartë dhe Marrëveshja e Ohrit vendosi gurthemelin e shtetësisë të shqiptarëve, dhe kjo marrëveshje nuk do të bëheshte pa kryengritje të shqiptarëve pa luftarët e UÇK-së. Sot, shqiptarët i kanë vlerat e veta këtu por këto vlera dhe ky gjak i derdhur duhet të mbrohet nga çdo shqiptarë jo vetëm nga agta të cilët organizuan ndryshimin e statusin politik e juridik, jo vetëm nga pjesëtarët e UCK-së”, deklaroi Ahmeti.

Ahmeti tha se ai para një viti e gjysmë Maqedoninë e ka lënë me kryeministër shqiptar./BS

- Reklama -spot_img

Më shumë artikuj

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

- Reklama -spot_img

Të ngjashme