Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, ka përcjellë urimet e tij për Krishtlindje të gjithë besimtarëve të krishterë. Në mesazhin e tij, Kurti theksoi rëndësinë e kësaj feste si një moment reflektimi, shprese dhe mirënjohjeje.
Kurti vlerësoi Krishtlindjen si një ditë që përçon besim dhe dashuri për njëri-tjetrin, duke uruar që kjo frymë të jetë e pranishme gjatë gjithë vitit.
Kurti uroi që besimtarët ta kalojnë këtë festë në gëzim dhe begati pranë familjarëve dhe të dashurve të tyre, ndërsa shtoi se mirësia dhe dashuria njerëzore duhet të forcohen vazhdimisht, transmeton rtk.




