0.8 C
Zurich
Tuesday, December 23, 2025
spot_img
spot_img

Ahmeti, Taravari dhe Osmani pritën Elisa Spiropali

Duhet ti lexosh

Kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti ka njoftuar se ka realizuar takim me Ministren e Punëve të Jashtme të Shqipërisë, Elisa Spiropali.

“Sot, bashkë me Kryetarin e ASH-së, z. Arben Taravari, dhe me nënkryetarin e BDI-së, z. Bujar Osmani, pata kënaqësinë të pres në takim Ministren e Punëve të Jashtme të Republikës së Shqipërisë, znj. Elisa Spiropali. Në një atmosferë të ngrohtë dhe miqësore, zhvilluam një bashkëbisedim të hapur mbi zhvillimet aktuale politike, marrëdhëniet e shkëlqyera ndërmjet dy vendeve tona, si dhe rëndësinë e bashkëpunimit të vazhdueshëm institucional në funksion të stabilitetit rajonal dhe perspektivës evropiane.

Gjatë takimit, nënvizuam rëndësinë jetike të Marrëveshjes Paqësore të Ohrit, si gurthemel i demokratizimit, stabilitetit dhe progresit të Republikës së Maqedonisë së Veriut.

Takimi u zhvillua në frymë mirëkuptimi dhe respekti të ndërsjellë dhe u përmbyll me një drekë pune”, ka shkruar Ahmeti, transmeton opentv.

- Reklama -spot_img

Më shumë artikuj

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

- Reklama -spot_img

Të ngjashme