Çështja e pagave të presidentëve shpesh tërheq vëmendje të madhe të opinionit publik, veçanërisht për shkak të dallimeve të mëdha mes të ardhurave të tyre dhe pagave mesatare të qytetarëve.
Të dhënat tregojnë dallime interesante mes vendeve të rajonit, ku presidenti i Kroacisë ka një nga pagat më të larta.
Përveç pagës bazë, presidentët zakonisht përfitojnë edhe benefite shtesë si rezidenca zyrtare, shpenzime transporti, sigurim dhe staf mbështetës, çka e rrit ndjeshëm vlerën e përgjithshme të të ardhurave të tyre.
Presidenti i Kroacisë, Zoran Milanoviq, aktualisht merr një pagë mujore neto prej rreth 6.074 euro. Paga e presidentit në Slloveni është rreth 3.322 euro, sipas të dhënave zyrtare të Qeverisë së Sllovenisë nga dhjetori i vitit 2023.
Anëtarët e Presidencës së Bosnjë e Hercegovinës marrin rreth 2.920 euro, sipas të dhënave nga tetori i vitit 2023.
Sa i përket Malit të Zi, presidenti Jakov Milatoviq merr rreth 2.420 euro.
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, fiton rreth 2.160 euro.
Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, merr rreth 1.700 euro në muaj.
Presidenti i Maqedonisë së Veriut, Gordana Siljanovska Davkova, fiton rreth 1.500 euro në muaj.
Presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj, ka një pagë prej rreth 3.860 euro në muaj.
Në Bullgari, presidenti merr rreth 3.000 euro në muaj./BS




