Skuadra shqiptare Shkëndija e Tetovës, kampion i Maqedonisë së Veriut, për herë të parë ka arritur në nivelin më të lartë të garës së Conference League. Shkëndija është kualifikuar në play-off ku do të kërkojë kalimin në të tetën e finales.
AEK Larnaca si vendas e mposhti Shkëndijën me rezultat 1:0, Futbollisti Liridon Latifi u përjashtua me karton të kuq në minutën e 53-të. Futbollisti Karol Angielski në minutën e 83-të shënoi për fitoren e AEK-ut.
Shkëndija përfundoi në vend të 22-të me 7 pikë dhe AEK është në të tetë me 12 pikë./BS




