9.6 C
Zurich
Thursday, December 18, 2025
spot_img
spot_img

Bashkë drejt vitit të ri – urime nga SH.K.A “Dardania”

Duhet ti lexosh

Nga Shefqet CAKOLLI, President i SHKA “Dardania” në Winterthur

TË NDERUAR ANËTARË, PRINDËR E MIQË TË SH.K.A “DARDANIA”!

Meqë po afrohen festat e fundvitit dhe nga nesër, 19 dhjetor 2025, fillojnë pushimet dimërore, ju njoftojmë se këtë të premte nuk do të ketë ushtrime. Duke parë mundësinë që shumë nga familjarët marrin rrugën që në vikend dhe i lidhin edhe ditët e pushimit, ne ju urojmë të gjithë atyre që udhëtojnë, por edhe atyre që pushojnë, pavarësisht se ku e si, pushime të këndshme, si dhe festa të gëzuara të fundvitit, duke ju dëshiruar lumturi, begati dhe shëndet në familjet tuaja.

Ne ju jemi mirënjohës të gjithë kontribuesve për mbajtjen gjallë të aktiviteteve tona, duke përfshirë këtu së pari kryesinë, anëtarësinë, prindërit, më pas donatorët dhe sponsorët tanë, si dhe mediat që na kanë përcjellë në çdo hap që kemi bërë gjatë gjithë vitit. Falë mbështetjes suaj të pakursyer, ne vazhdojmë tutje me vullnet edhe më të madh për vitin që po vjen, dhe shumë shpejt do të shpalosim edhe plan-projektin për vitin e ardhshëm, duke shpresuar se do t’i realizojmë së bashku, si gjithmonë.

Pa e zgjatur më shumë, ju sigurojmë se do të jemi në shërbimin tuaj, pa kursyer asnjë moment kohë e vullnet, me qëllimin e vetëm që ta ruajmë, ta kultivojmë dhe ta trashëgojmë kulturën dhe traditën tonë të pastër kombëtare, përmes këngës, valles, dokeve dhe veshjeve tona, të cilat janë identifikimi i kombit tonë nga pothuajse të gjitha trevat dhe krahinat autoktone të trojeve tona.

GËZUAR FESTAT E FUND VITIT DHE

KALOFSHIT SI MË SË MIRI,

NGA STAFI I SH.K.A “DARDANIA” DHE

KRYESIA E SAJ!

- Reklama -spot_img

Më shumë artikuj

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

- Reklama -spot_img

Të ngjashme