BallinaAtdheuKosova blen sisteme moderne HUMVEE Hawkeye 105mm nga AM General

Kosova blen sisteme moderne HUMVEE Hawkeye 105mm nga AM General

-

Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, ka dhënë detaje pas nënshkrimit të një kontrate kornizë me prodhuesin amerikan AM General për blerjen e sistemeve moderne të artilerisë mobile HUMVEE Hawkeye 105mm. Kontrata përfshin gjithashtu automjete mbështetëse, pjesë rezervë, mirëmbajtje dhe trajnim.

Sipas Maqedoncit, kjo blerje shënon një fazë të re zhvillimi për ushtrinë, duke rritur fuqinë e zjarrit dhe kapacitetet mbrojtëse, si dhe duke forcuar ndërveprueshmërinë me aleatët strategjikë dhe sigurinë afatgjatë në rajon.

Postimi i plotë:

Dje nënshkruam një kontratë kornizë me prodhuesin e njohur amerikan të industrisë ushtarake AM General. Kontrata përfshin blerjen e sistemeve moderne të artilerisë mobile HUMVEE Hawkeye 105mm Mobile Howitzer (MHS). Në kontratë gjithashtu përfshihen automjete moderne të mbështetjes, pjesë rezervë, mirëmbajtja si dhe trajnimi për operim dhe mirëmbajtje.
Me këtë blerje, ushtria jonë po kalon në një fazë tjetër zhvillimi, atë të rritjes së fuqisë së zjarrit direkt për qitje në distanca të largëta.

Kjo blerje shënon një hap të rëndësishëm në forcimin e kapaciteteve tona mbrojtëse dhe në ndërtimin e një ushtrie moderne, të aftë, të gatshme dhe të ndërveprueshme me aleatët tanë strategjikë, duke garantuar siguri më të madhe për vendin dhe stabilitet afatgjatë në rajon, transmeton BS.

Loading posts…

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

- Reklama -spot_img

Duhet ti lexosh

8% e shqiptarëve nuk bëjnë analizat e nevojshme: Arsyeja kryesore, çmimi

0
Shqipëria renditet ndër vendet europiane ku kostoja përbën një nga pengesat kryesore për marrjen e kujdesit shëndetësor. Të dhënat e Eurostat tregojnë se në...