5.8 C
Zurich
Friday, December 12, 2025
spot_img
spot_img

Junior Eurovision 2025/ Si të votoni Koni Pulën?

Duhet ti lexosh

Kroni Pula, 9-vjeçarja shqiptare, pritet të ngjitet më 13 dhjetor në skenën e Junior Eurovision 2025 në Tbilisi të Gjeorgjisë, ku do të përfaqësojë Shqipërinë me këngën plot energji “Fruta Perime”. Performanca e saj ka marrë vlerësime të larta nga gazetarët e Eurovisionit, të cilët e kanë cilësuar si një nga paraqitjet më elektrizuese dhe më tërheqëse të këtij viti.

Si mund të votoni për Kroni Pulën?

Gazetari Andri Xhahu, shpjegoi në “Në kohë reale” në RTSH se këtë vit votimi zhvillohet ndryshe nga Eurovisioni i të rriturve.

Ai tha se votimi hapet më 12 dhjetor në orën 21:00 dhe do të mbyllet më 13 dhjetor në orën 17:00 para se të nis finalja e Junior Eurovision 2025. Pas përfundimit të të gjitha 18 këngëve në natën finale, votimi rihapet për 15 minuta.

“Votimi do të hapet më 21:00 të datës 12 dhjetor dhe do të qëndrojë i hapur deri në orën 17:00 më 13 dhjetor, kur nis finalja. Më pas mbyllet votimi, dhe pasi të jenë dëgjuar të gjitha 18 këngët, rihapet për 15 minuta. Ata që janë brenda Shqipërisë mund të votojnë për Shqipërinë. Vota është vetëm online dhe përbën 50% të rezultatit final. Është shumë e rëndësishme që të votohet dhe të tregojmë solidaritetin tonë”, tha gazetari Xhahu.

Kush mund të votojë dhe kur vota quhet e vlefshme?

Të gjithë qytetarët që ndodhen në Shqipëri dhe jashtë saj mund të votojnë për Shqipërinë. Ndryshe nga Eurovisioni i të rriturve, këtu mund të votosh vendin tënd.

Votimi kryhet vetëm online në faqen zyrtare JESC.tv dhe për të qenë i vlefshëm votimi duhet që të votohen 3 këngë në total, mes të cilave të jetë edhe “Fruta Perime” e Kroni Pulës.

Gazetari Xhahu tha se votimi online përbën 50% të pikëve totale, ndaj pjesëmarrja e publikut është vendimtare.

“Votimi fillon një ditë më parë, pra nesër në orën 21:00, dhe ne, brenda Shqipërisë, mund të votojmë ndryshe nga Eurovisioni i të rriturve. Mund të votohet online në faqen zyrtare JESC.tv, në versionin web ose në aplikacionin e festivalit. Votimi duhet bërë online, por nuk duhet të bëhet vetëm për një këngë; për të qenë i vlefshëm, duhet të votohen të gjitha këngët. Nesër, në orën 21:00, hapet votimi në JESC.tv. Do të dëgjoni një kolazh me 18 këngët në garë, të cilat janë të detyrueshme për t’u dëgjuar, dhe do të votoni për 3 këngë, ku mes tyre duhet të jetë edhe Shqipëria. Duhet të jenë tre vota që votimi të jetë i vlefshëm”, tha Xhahu.

Koni Pula është më e vogla në skenën e Junior Eurovision 2025, por edhe një ndër më të vlerësuarat. Gazetari Xhahu tha se më 12 dhjetor do të zhvillohen edhe  provat gjeneralë, ku do të votojë edhe juria profesioniste.

“Koni Pula është më e vogla në këtë eveniment, por ka shkëlqyer. Gazetarët e Eurovisionit kanë thënë se performanca e saj është më elektrizuese në skenë dhe kënga shumë të kapshme për veshin. Kroni jep shpirtin e saj në çdo moment të skenës. Prova gjenerale do të zhvillohet më 12 dhjetor, ku juria do të japë vlerësimin e saj. Kënga do të jetë në shqip, dhe ajo që është pëlqyer më shumë është koncepti i tërë performancës: ngjyrat, energjia, ideja, veshja dhe koreografia e Albi Nakos, e cila po pëlqehet shumë. Shpresojmë të marrim votën e jurisë dhe pastaj votat e publikut”, tha ai.

Ekspertët e Eurovisionit e kanë cilësuar këngën “Fruta Perime” si “një hit fëmijësh të kapshëm dhe plot jetë”, ndërsa performancën e Konit si “elektrizuese dhe shumë magnetike”.

Me energjinë, talentin dhe skenarin e kuruar deri në detaj, gazetari Xhahu shprehet se Kroni i ka të gjitha elementët për të sjellë kupën e fitores në Shqipëri, transmeton rtsh.

- Reklama -spot_img

Më shumë artikuj

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

- Reklama -spot_img

Të ngjashme