6 C
Zurich
Friday, December 12, 2025
spot_img
spot_img

Me rastin e 100-vjetorit të themelimit të Urdhrit Mbretëror të Skënderbeut

Duhet ti lexosh

Oborri Mbretëror Shqiptar

Në përvjetorin e 100-të të themelimit të Urdhrit Mbretëror të Skënderbeut, nderojmë një shekull tradite historike, simbolike dhe dinastike. I themeluar në vitin 1925 nga Madhëria e Tij Mbreti Zog I, ky urdhër u krijua si një nga dekoratat më të larta të Shtetit Shqiptar, me qëllim vlerësimin e shërbimeve të jashtëzakonshme ndaj kombit dhe për të përjetësuar figurën e Heroit Kombëtar, Gjergj Kastriot Skënderbeut.

Familja Mbretërore Shqiptare shpreh mirënjohjen e saj ndaj Shtetit për krijimin e Kancelarisë së Urdhrave dhe Medaljeve të Republikës, një institucion ku simbolet e monarkisë trajtohen me respekt dhe mund regjistrohen në përputhje me legjislacionin e shtetit, ashtu siç praktikohet në vendet e tjera evropiane, plotësisht në harmoni me urdhrat e Republikes.

Historiku dhe Legjitimiteti Dinastik

Edhe pse monarkia shqiptare u ndërpre në vitin 1939, familja mbretërore nuk e ka hequr kurrë dorë nga përgjegjësitë e saj historike. Sipas parimit të njohur ndërkombëtar “fons honorum”, urdhërat mbretërorë të themeluar nga një sovran legjitim mbeten pjesë e trashëgimisë së dinastisë, pavarësisht ndryshimeve politike në shtet.

Urdhri Mbreteror i Skënderbeut hyn pikërisht në këtë kategori dhe vazhdon të administrohet nga Kreu i Shtëpisë Mbretërore të Zogut.

Legjitimiteti i tij mbështetet në:

1. Aktet dhe prerogativat e Kurorës së vitit 1928, që i njihnin Mbretit Zog I të drejtën për krijimin dhe administrimin e urdhërave mbretërorë;

2. Precedentët evropianë të urdhërave dinastikë;

3. Vazhdueshmërinë e pandërprerë të dinastisë, që sot përfaqësohet nga Lartmadhëria e Tij, Princi i Kurorës Leka II Zogu.

Vlera e Përvjetorit

Shekulli i Urdhrit të Skënderbeut nuk shënon vetëm një datë historike, por ripërtërin misionin e tij: nderimin e atyre që mishërojnë virtytet e guximit, atdhedashurisë dhe shërbimit ndaj kombit. Ky urdhër mbetet një element i rëndësishëm i trashëgimisë sonë kulturore. /GDielli

- Reklama -spot_img

Më shumë artikuj

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

- Reklama -spot_img

Të ngjashme