9 C
Zurich
Thursday, December 11, 2025
spot_img
spot_img

Flamuri kuqezi ngrihet në Bowling Green: Komuniteti shqiptar feston në zemër të Nju Jorkut

Duhet ti lexosh

Nga Beqir SINA, NEW YORK CITY

Të martën (9 dhjetor), në “Lower Manhattan” në Nju Jork, u mbajt ceremonia e ngritjes së Flamurit Shqiptar në nder të 113-vjetorit të Pavarësisë së Shqipërisë. Kjo ceremoni solemne u organizua me kujdesin personal të kryetarit në largim, Eric Adams, me Zyrën e Bashkisë për Çështjet e Emigrantëve në Nju Jork, në partneritet me z. Mark Gjonaj, si dhe me kontributin e shqiptareve pjesë e stafit të zyrës së kryebashkiakut të Nju Jorkut, Organizueses së Njësive Lokale Administrative pranë Zyrës së Komisionerit për Çështjet e Emigrantëve, Lidia Dobi dhe Orcida Harizaj.

Kështu që kryetari i Bashkisë së Nju Jorkut, Eric Adams, e ka mbajtur për herë të fundit një ceremoni në Bowling Green në Lower Manhattan – kësaj here për të përkujtuar 113-vjetorin e pavarësisë së Shqipërisë, pasi ai e dorëzon detyrën më 1 janar 2026.

Komuniteti shqiptar në New York City me këtë rast vazhdoi kremtimet e festave të nëntorit edhe këtë të martë, më 9 dhjetor, në Bowling Green Park në Manhattan të Nju Jorkut, 11 ditë pas 28 nëntorit.

Ceremonia zyrtare e ngritjes së flamurit shqiptar u mbajt nën përkujdesjen e Kryetarit në largim të Bashkisë së Nju Jorkut, zotit Eric Adams, i cili nuk mori pjesë në këtë ceremoni.

Moderatore e kësaj ngjarjeje ishte Vanesa Limani.

Ndërkohë, të pranishëm ishin Përfaqësuesja e Përhershme e Shqipërisë në OKB, Suela Janina; Zëvendëskomisionerja e Zyrës së Kryetarit të Bashkisë për Çështjet Ndërkombëtare, Aissata Camara; dhe Manuel Castro – Komisioner i Zyrës së Kryetarit për Çështjet e Emigrantëve.

Lutja e hapjes u mbajt nga Imam Kukaj nga Qendra Islamike Shqiptaro-Amerikane e Staten Island.

Ngjarja që nderoi Pavarësinë e Shqipërisë, trashëgiminë kulturore të shqiptarëve dhe kontributin e komunitetit shqiptaro-amerikan në qytetin e New York-ut, mblodhi së bashku në këtë shesh disa udhëheqës lokalë të komunitetit, aktivistë, të rinj e të reja, si dhe miq amerikanë të kulturës shqiptare, duke promovuar lidhjet historike dhe miqësinë mes dy vendeve.

Katër anëtarë të komunitetit shqiptar u vlerësuan gjatë kësaj ceremonie. Shqiptarët e nderuar ishin Mark Gjonaj, Fitim Shabani, Mary Camaj dhe Vlera Sela, të cilët u nderuan për ndikimin dhe kontributin e tyre në komunitet.

Drejtuesja e kësaj ceremonie, në fillim të eventit, tha se:
“Kjo ishte një mundësi për të festuar identitetin kombëtar dhe për të njohur rolin e rëndësishëm që shqiptarët kanë luajtur dhe vazhdojnë të luajnë në jetën kulturore dhe sociale të New York-ut.”

Më pas foli Arthur Piccolo, ai që me shqiptarët e Amerikës, rreth tridhjetë e pesë vjet më parë vendosën për herë të parë flamurin kuqezi pa yll në shtizën e Bashkisë së Nju Jorkut, të siguruar nga disa antikomunistë shqiptarë në Nju Jork.

- Reklama -spot_img

Më shumë artikuj

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

- Reklama -spot_img

Të ngjashme