BallinaAtdheuDelegacioni i Asamblesë Parlamentare të NATO-s viziton Kosovën më 28 dhe 29...

Delegacioni i Asamblesë Parlamentare të NATO-s viziton Kosovën më 28 dhe 29 tetor

-

Delegacioni i Komitetit Politik do të zhvillojë takime në Kuvendin e Kosovës me kryetaren Albulena Haxhiu, komisionet parlamentare dhe përfaqësuesit e komuniteteve joshumicë.

Një delegacion i Asamblesë Parlamentare të NATO-s, në përbërje të Komitetit Politik të kësaj Asambleje, do të qëndrojë për vizitë zyrtare në Kosovë më 28 dhe 29 tetor. Sipas agjendës së publikuar, delegacioni do të zhvillojë një sërë takimesh në Kuvendin e Republikës së Kosovës, me fokus në komunikimin me përfaqësuesit e institucioneve parlamentare dhe të komuniteteve joshumicë.

Takimi i parë është paraparë të mbahet të mërkurën, në orën 09:05, me kryetaren e Kuvendit të Kosovës, Albulena Haxhiu.

Më pas, në orën 10:00, delegacioni do të takohet me anëtarët e Komisioneve Parlamentare për Punë të Jashtme dhe Integrim Evropian, ku pritet të zhvillohen diskutime në kuadër të përgjegjësive dhe angazhimeve të këtyre komisioneve. Në orën 11:00, është planifikuar edhe një takim me përfaqësuesit e komuniteteve joshumicë në Kuvendin e Kosovës. Vizita e delegacionit të Asamblesë Parlamentare të NATO-s zhvillohet në kuadër të kontakteve me institucionet e Kosovës dhe përbën një mundësi për shkëmbimin e pikëpamjeve mbi çështjet me interes të përbashkët. Sipas njoftimit zyrtar, mediat do të kenë mundësi të marrin pamje nga takimet e parapara në agjendë. Vizita do të vijojë edhe më 29 tetor, ndërsa detajet e tjera të programit nuk janë bërë të ditura në agjendën e publikuar, trnsmeton rtk.

Loading posts…
- Reklama -spot_img

Duhet ti lexosh

Ukë Rugova për garën në LDK: Është pjesë e demokracisë së...

0
Deputeti i LDK-së shpreh mirëkuptim për sfidat e Lumir Abdixhikut në krye të partisë, ndërsa deklaratat e Përparim Ramës për mundësinë e kandidimit kanë...