2.3 C
Zurich
Thursday, December 4, 2025
spot_img
spot_img

Nis edicioni i dytë i Festivalit të Letërsisë Europiane

Duhet ti lexosh

Ka nisur edicioni i dytë i Festivalit të Letërsisë Evropiane në Tiranë që mbahet deri me 6 dhjetor. 13 autorë nga Irlanda, Austria, Gjermania, Sllovenia, Spanja, Holanda, Kroacia, Republika Çeke, Bullgaria, Greqia, Franca, Italia dhe Polonia sjellin peizazhin letrar evropian duke trajtuar tematika të ndryshme. Ambasadori i BE-së Silvio Gonzato foli për bashkëpunim mes autorëve e skenës vendase

“Festivali i Letërsisë Evropiane në Tiranë ka të bëjë me krijimin e hapësirave, harqeve dhe urave që i bashkojnë njerëzit përmes historive. Në partneritet me ambasadat e shteteve anëtare të BE-së dhe Institutin Italian të Kulturës, po paraqesim një duzinë shkrimtarësh bashkëkohorë evropianë – disa prej të cilëve janë përkthyer edhe në shqip. Ne duam që ky festival të jetë një mundësi për biseda, eksplorim dhe lidhje, ku autorët, përkthyesit e tyre dhe lexuesit të takohen për të eksploruar botën e sotme dhe sfidat e saj përmes fuqisë së letërsisë”, tha ambasadori Gonzato.

E pranishme në çeljen e festivalit të organizuar nga BE ishte shkrimtarja austriako sllovene, Maja Haderlap. Ajo foli për romanin e saj “Engjëlli i Harresës” që trajton jetën e një komunuteti slloven në Austrinë e jugut gjatë dhe pas Luftës së dytë botërore dhe vështirësitë e tyre në jetën mes dy shteteve.

Festivali përfshin angazhime ditore në shkolla dhe biseda të hapura për publikun, si dhe shfaqje artistike bashkëkohore, takime pune mbi shkrimin krijues dhe bashkëpunime eksperimentale që kombinojnë fjalën e folur dhe muzikën mbi temën e kujtesës letrare./Xhilda Kondi, transmeton rtsh. (Foto ilustrim)

- Reklama -spot_img

Më shumë artikuj

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

- Reklama -spot_img

Të ngjashme