Maradona e udhëhoqi Argjentinën drejt titullit të Kupës së Botës në vitin 1986, kulmi i karrierës së tij të jashtëzakonshme.
Diego Armando Maradona lindi më 30 tetor 1960. Ai u rrit në lagjen e varfër të Villa Fiorito në periferi të Buenos Airesit.
“Binte më shumë shi brenda sesa jashtë”, tha ai dikur për shtëpinë e tij të parë. E gjithë familja jetonte në tre dhoma, pa ujë të rrjedhshëm: Diego i Vjetër dhe Tota, Diego i vogël, katër motrat e tij më të mëdha dhe tre vëllezër e motra më të vegjël.
Që në djalëri, ai luante futboll në rrugë dhe një fëmijëri modeste plot sfida i dha formë aftësisë së tij luftarake dhe stilit të lojës.
Maradona e udhëhoqi Argjentinën drejt titullit të Kupës së Botës në vitin 1986, kulmi i karrierës së tij të jashtëzakonshme.
Në karrierën e tij, ai luajti për Argentinos Juniors, Boca Juniors, Barcelonën, Napolin – ku fitoi dy tituj kampionë italianë dhe kishte statusin e një hyjnie – pastaj për Sevilla dhe Newell’s Old Boys, dhe e përfundoi karrierën e tij në shtëpi, në Boca Juniors.
Pas karrierës së tij si lojtar, u shkrua shumë për varësinë e tij nga droga dhe alkooli. Ai e filloi karrierën e tij si trajner në Textile Mandi, më pas drejtoi shkurtimisht Racing Club dhe nga viti 2008 deri në vitin 2010, ekipin kombëtar argjentinas.
Ai gjithashtu drejtoi Al-Wasl, Deportivo Rijestra, Fujairah, Dorados de Sinaloa, dhe klubi i fundit që ai drejtoi ishte Gimnasia de La Plata./Bsot




