-0.4 C
Zurich
Friday, November 21, 2025
spot_img
spot_img

UEJL shënon me solemnitet 24-vjetorin e themelimit

Duhet ti lexosh

Universiteti i Evropës Juglindore sot mbajti Ceremoninë qendrore të shënimit të 24-vjetorit të themelimit, një ngjarje solemne që mblodhi rektorë të universiteteve publike nga vendi dhe rajoni, përfaqësues të korit diplomatik, komunitetit të biznesit, trupave të akreditimit dhe cilësisë në arsim, si dhe shumë mysafirë të tjerë të nderuar.

Të pranishmëve iu drejtua Rektori i UEJL-së, Prof. Dr. Sadudin Ibraimi, i cili në fjalimin e tij theksoi rëndësinë historike të datës së themelimit të Universitetit dhe rolin kyç të UEJL-së në avancimin e arsimit, inovacionit dhe gjithëpërfshirjes. Ai nënvizoi se zhvillimi i shtatë fakulteteve, përfshirë dy më të rejat — të Shkencave Teknike dhe atyre Shëndetësore — përbën një dëshmi të qartë të dinamizmit dhe vizionit strategjik të institucionit.

Rektori Ibraimi foli edhe për disa prej arritjeve më të rëndësishme të vitit, si lansimi i Vitit Përgatitor për studentët ndërkombëtarë, iniciativa novatore “AI at SEEU”, si dhe pjesëmarrja aktive e UEJL-së në Aleancën Evropiane “Challenge EU”, ku universiteti vlerësohet si një nga motorët kryesorë të projektit, transmeton helveticALforum.ch /UEJL

Lajmi i plotë në linkun në vazhdim: https://www.seeu.edu.mk/sq/information/news-events?id=2942

- Reklama -spot_img

Më shumë artikuj

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

- Reklama -spot_img

Artikujt e fundit