Ish-komandanti suprem i Forcave Aleate për Evropën, Wesley Clark, ka përfunduar dëshminë në Gjykatën Speciale.
Gjenrali Clark në fund të dëshmisë kërkoi të shprehte diçka nga perspektiva e tij.
Duke marrë shembull revolucionin amerikan disa herë, gjenerali Clark tha se jemi në një epokë ku ka forca të mëdha që përpiqen qeveritë e ndryshme që prej Luftës së Dytë Botërore të krijojnë sisteme të bazuar në rregulla që ka funksionuar deri në një masë por nuk ka funksionuar tërësisht dhe pas rënies së Murit të Berlinit dhe hapjes së Lindjes, ku u shpërbë Jugosllavia dhe personat në Jugosllavi kërkuan liri sikurse Perëndimi.
“Sigurisht që kjo ka filluar me Monarkinë e Absburgëve dhe sovjetikëve dhe kemi aktualisht situatën në Ukrainë. Nuk po përpiqen të jem i pasjellshëm, sepse proceset penale janë të rëndësishme, por duhet të ketë një kufi sa i takon rendit. Pra ka rend por personat duhet të përpiqen të luftojnë për të drejtat e tyre dhe këtë u përpoq të bënte UÇK-ja në fillimin e viteve ’90-ta, kur thjeshtë nuk pranuan shtypjen prej serbëve dhe bën të pamundurën për të rezistuar shtypjen prej serbëve. Pra ata nuk janë terrorist, pavarësisht se kur shkova të takoja gjeneralët serbë, më thanë se ata janë terroristë”, tha gjenerali Clark.
Ai më tej shtoi se ata (UÇK-v.j.) nuk janë terroristë.
“Ata janë njerëz që luftonin kundër një regjimi të padrejtë, jashtëligjshëm, i cili meritonte të largohej e të zëvendësohej. E njëjta gjë po ndodhë aktualisht në Ukrainë dhe mund të vazhdojë edhe më tej dhe mendoj se kjo është e vështirë për jurisprudencën e gjykatave aktualisht. Këtu kemi persona që luftuan për lirinë e tyre”, deklaroi Clark.
Sipas tij, ligjet, procedurat e shoqërive moderne duhet t’i kuptojnë edhe nevojat e personave që luftojnë për lirinë e tyre dhe për dinjiteti e tyre.
“E kam ndjekur këtë gjykim dhje kam bindjen që kam pasur edhe me herët se Hashim Thaçi nuk është përgjegjës për atë që ka ndodhur në Kosovë”, tha gjenerali Clark në fund të dëshmisë së tij në Gjykatën Speciale.
Clark për trafikim organesh: Dezinformatë ruse
Lidhur me akuzat se UÇK-ja kishte bërë trafikim organesh, Clark tha se ishte thjesht dezinformim, teksa në pyetjet plotësuese nga pala mbrojtëse Clark u shpreh se kishte ndjesinë se kishte prova konkrete për këtë akuzë. “Po në fakt kishte qenë fushatë dezinformimi”.
Ai shtoi se kjo akuzë ishte qesharake , në një kohë “fushatë ajrore bombardimesh hiqeshin organet e njerëzve dhe shiteshin”. Sipas tij, kjo nuk kishte kuptim. Clark precizoi se këtë fushatë dezinformimi e kishin nisur personat që i kishin dhënë një libër në vjeshtën e ’98-tës, të cilët ishin rusë.
Gjenerali Clark: Thaçi nuk ka pasur kontroll mbi organizatën
(E plotësuar, ora 13:25) Ish-komandanti suprem i Forcave Aleate për Evropën, Wesley Clark, po vazhdon ditën e dytë të dëshmisë në Gjykatën Speciale.
Lidhur me hierarkinë ushtarake në strukturën komanduese, Clark tha se gjeneral Çeku ka qenë personi përgjegjës.
Akuza kundrejt Thaçit në këtë proces është pjesërisht relevante, sepse “si komandant strategjik, asnjëherë nuk kemi pasur mundësi që të bëjmë kërkime dhe që të na vërtetohet ky qëndrim”.
“Thaçi, thjeshtë rezultoi që të ishte person ambicioz, person i artikuluar, i prezentueshëm, por sa i takon kontrollit, pa diskutim që nuk ka pasur kontroll, absolutisht jo, sepse këta elementë nuk kishin atë lloj strukture që do t’i kishte një organizatë normale, bëhej fjalë për grupe e persona që po luftonin për mbijetesën e tyre. Nuk ekzistonin asnjë lloj letre ku shkruheshin gjërat ”, tha Clark, transmeton rtk.




