0.3 C
Zurich
Tuesday, November 18, 2025
spot_img
spot_img

Rektori Gjuraj pret Prof. Aigars Anderson në një takim pune për forcimin e bashkëpunimit akademik

Duhet ti lexosh

Rektori i Universitetit “Luigj Gurakuqi”, Prof. Dr. Ardian Gjuraj, priti në një takim pune Prof. Aigars Anderson nga Universiteti i Widzeme në Letoni, në kuadër të vizitës së tij zyrtare të programit ERASMUS+. Gjatë takimit u diskutua mbi zgjerimin e bashkëpunimit mes dy institucioneve të arsimit të lartë, si dhe mbi krijimin e hapësirave të reja për shkëmbime akademike dhe projekte të përbashkëta.

Prof. Anderson prej 8 vitesh bashkëpunon ngushtë me Departamentin e Edukimit Fizik dhe Sporteve të UNISHK, duke kontribuar në zhvillimin profesional të studentëve dhe stafit akademik.

Gjatë kësaj vizite, ai zhvilloi një cikël leksionesh dhe aktivitetesh praktike për studentët e Masterit të Shkencave në Edukim Fizik, Sport dhe Shëndet, në lëndën e re “Orientering”—një kurs modern që ndërthur teknologjinë me edukimin fizik dhe sportin, duke sjellë një qasje bashkëkohore në procesin mësimor.

Studentët ndoqën me entuziazëm sesionet e tij, të cilat u shoqëruan nga ped. Dr. Gjulio Zefi, nismëtari i këtij programi inovativ.

Një falënderim i veçantë iu drejtua Dr. Benjamin Bakut, përgjegjës i departamentit, për mbështetjen dhe mbarëvajtjen e këtij aktiviteti, që vlerësohet si një hap i rëndësishëm drejt forcimit të shkëmbimeve akademike ndërkombëtare./USH

#UNISHK #ErasmusPlus #WidzemeUniversity #BashkëpunimAkademik #Orientering #SportEducation #Shkodra #UniversitetiLuigjGurakuqi #AcademicExchange

- Reklama -spot_img

Më shumë artikuj

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

- Reklama -spot_img

Artikujt e fundit