3.9 C
Zurich
Tuesday, November 18, 2025
spot_img
spot_img

Nisin aktivitetet njëjavore për shënimin e 22 nëntorit, Ditës së Alfabetit Shqip

Duhet ti lexosh

Me vetëm pesë persona të punësuar së bashku me ushtruesin e detyrës drejtor dhe me probleme të trashëguara nga e kaluara, Muzeu i Alfabetit të Gjuhës Shqipe në Manastir, edhe këtë vit, për 22 nëntorin, do të mirëpresë vizitorë nga të gjitha trevat shqiptare.

Përveç mungesës së kuadrit, sfidë mbetet edhe pronësia e dyqaneve në shtëpinë e muzeut për të cilën çdo vit ndahen fonde nga buxheti i paraparë nga Ministria e Kulturës, që të paguhet qiraja ndaj pronarëve dhe të mund të shfrytëzohen nga muzeu.

”Tani për tani, kemi nevojë për punësime të reja, aplikimet i bëjmë dhe disa projekte na kalojnë e disa tjera na refuzohen por mund të them që përveç Ministrisë së Kulturës, nuk kemi mbështetje tjetër që të mund të mund të na ndihmojnë”.

”Çështja e dyqaneve vazhdon që të jetë akoma e njëjtë, kemi bërë një zgjidhje ne që Ministria e Kulturës i paguan qira pronarit të dyqaneve dhe i shfrytëzojmë për nevojat tona duke i mbajtur tribunat, ekspozitat etj”, tha Nuer Arsllani – Ushtrues detyre drejtor i institucionit Nacional Muzeu i Alfabetit të Gjuhës Shqipe në Manastir.

Për dallim nga vitet e kaluara, këtë vit interesimi që të vizitohet muzeu i alfabetit është më i lartë e sidomos të vizitorëve nga Shqipëria pasi shteti shqiptar shpalli si festë zyrtare 22 nëntorin, thotë Arsllani.

“Si çdo vit kemi shpallë programin për manifestimin e 22 nëntorit dhe kremtimin e ditës së alfabetit dhe kjo programe parasheh tribuna shkencore duke filluar nga 166 vjetori i lindjes së Fehim Zavalanit, kemi komitetin e fshehtë, 120 vjetorin, tribunë shkencore, ekspozitë të revistës Bashkimi i Kombit, orë poetike, aktivitete të ndryshme edukativo arsimore me nxënësit dhe në fund e kemi vizitën e zyrtarëve dhe akademinë solemne më 22 nëntor në ora 19:00 tek pallati i kulturës”, u shpreh Nuer Arsllani – Ushtrues detyre drejtor i institucionit Nacional Muzeu i Alfabetit të Gjuhës Shqipe në Manastir.

Programi “Java e shkronjave” në Manastir filloi nga sot nëntor me punëtori edukative për nxënësit ndërsa aktivitete tjera do të vazhdojnë deri në kremtimin e 22 nëntorit, transmeton BSot.

- Reklama -spot_img

Më shumë artikuj

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

- Reklama -spot_img

Artikujt e fundit