BallinaAtdheuTensione në protestën kundër Reformës Territoriale, përplasje mes protestuesve dhe Policisë

Tensione në protestën kundër Reformës Territoriale, përplasje mes protestuesve dhe Policisë

-

Tiranë – Është tensionuar situata pranë Kuvendit të Shqipërisë, ku po zhvillohet protesta e opozitës kundër projektligjit për Reformën Territoriale. Gjatë protestës, një pjesë e protestuesve janë përplasur me forcat e Policisë të vendosura për ruajtjen e rendit dhe sigurisë pranë godinës së Kuvendit. Në momentet e tensionit është përdorur edhe spraj piperi, ndërsa raportohet se një person ka mbetur i lënduar. Forcat e rendit kanë shtuar masat e sigurisë në të gjitha hyrjet e Kuvendit, ndërsa situata pranë institucionit vijon të mbetet e tensionuar. Protesta po zhvillohet në një kohë kur brenda sallës së Kuvendit po vijojnë diskutimet për projektligjin e Reformës Territoriale, të propozuar nga Partia Socialiste. Nisma parashikon ndryshimin e hartës administrative dhe reduktimin e numrit të bashkive në vend, nga 61 në 46. Opozita kundërshton projektligjin, duke e cilësuar procesin si të njëanshëm dhe duke kërkuar një konsultim më të gjerë politik dhe vendor. Sipas saj, një reformë e tillë duhet të mbështetet në një konsensus më të gjerë ndërmjet forcave politike dhe përfaqësuesve vendorë.

Ndërkohë, jashtë ambienteve të Kuvendit, situata mbetet nën monitorimin e forcave të Policisë, të cilat kanë marrë masa të shtuara sigurie për të kontrolluar hyrjet dhe për të parandaluar përshkallëzimin e mëtejshëm të tensioneve. Brenda Kuvendit vijojnë diskutimet për projektligjin. Për miratimin e Reformës Territoriale kërkohet shumicë e cilësuar prej 84 votash. Pritet që zhvillimet gjatë protestës dhe procesi i votimit në Kuvend të përcaktojnë vijimësinë e debatit politik rreth Reformës Territoriale, transmeton rtsh.

Loading posts…
- Reklama -spot_img

Duhet ti lexosh

Tornado e fuqishme godet Siçilinë, të plagosur disa persona dhe fëmijë,...

0
Një tornado e fuqishme ka përfshirë zonën bregdetare të Marsalës, në Siçili të Italisë, duke shkaktuar dëme të konsiderueshme materiale dhe duke lënë disa...