3.8 C
Zurich
Monday, February 16, 2026
spot_img
spot_img

Dy duele të mëdha për titull: Tom Aspinall do përballet me Ciryl Gane

EKSKLUZIVE

Këtë fundjavë do të zhvillohet në Abu Dhabi eventi UFGC-321 në artet marciale mikse.

Një tjetër event i madh, me dy duele të rëndësishme për titullin kampionë bote, që pritet të dhurojnë spektakël në kafaz.

Sfida kryesore është ajo për titullin kampion bote në peshën e rëndë për meshkuj, ku kampioni në fuqi Tom Aspinall do përballet me Ciryl Gane. Një përballje që duket se nuk ka favoritë, pasi të dy janë të rrezikshëm në kafaz.

- Reklama -

Aspinall (15 fitore e 3 humbje), ka më shumë se një vit që nuk duelon në kafaz (korrik 2024 hera e fundit, kur mbrojti titullin e përkohshëm) dhe mori titullin pas tërheqjes së Jon Jones. Për të kjo mbetet sfida kryesore e karrierës. Gane (13 fitore e 2 humbje në kafaz), pasi dështoi dy herë të marrë titullin e këtij Divizioni (ndaj Ngannou dhe Jones) shpreson që kjo të jetë e treta e vërteta. Edhe ai nuk duelon në kafaz prej 10 muajsh.

Te femrat interesante sfida për titullin vakant të peshës “strawweight” (pesha 48-52kg). Përballë njëra-tjetrës do të duelojnë dy luftëtaret braziliane Virna Jandiroba dhe Mackenzie Dern, që duelojnë sërish mes tyre pas 5 vitesh.

Në duelin e vitit 2020 pat fituar Dern (15 fitore e 5 humbje në kafaz), ndërkohë që Jandiroba (22 fitore e 3 humbje) do të kërkojë fitoren në revansh. Gjithsej në këtë event do të zhvillohen 14 duele.

- Advertisement -

UFC-321, duelet kryesore

Tom Aspinall – Ciryl Gane

Virna Jandiroba – Mackenzie Dern

Umar Nurmagomedov – Mario Bautista

Alexander Volkov – Jailton Almeida

Aleksandar Rakic – Azamat Murzakanov /BS

- Reklama -
- Reklama -spot_img

Më shumë artikuj

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

- Reklama -spot_img

Të ngjashme