Email: info@helveticalforum.ch
  • Deutsch
  • English
Advertisement
  • Instituti
  • Ballina
  • Editorial
  • Sondazh
  • Aktualiteti
  • Përditshmëria e Diasporës
  • Gruaja Shqiptare e Diasporës
  • Rinia Shqiptare e Diasporës
  • Arsimi
  • Kultura
  • Mosha e Tretë
  • Hulumtime Shkencore
  • Atdheu në objektiv
  • Krijimtari
  • Biznesi
  • Sporti
  • Shpallje
  • HSS Video▶️
  • Foto Lajm
  • Instituti
  • Ballina
  • Editorial
  • Sondazh
  • Aktualiteti
  • Përditshmëria e Diasporës
  • Gruaja Shqiptare e Diasporës
  • Rinia Shqiptare e Diasporës
  • Arsimi
  • Kultura
  • Mosha e Tretë
  • Hulumtime Shkencore
  • Atdheu në objektiv
  • Krijimtari
  • Biznesi
  • Sporti
  • Shpallje
  • HSS Video▶️
  • Foto Lajm
No Result
View All Result
Description of image
Home Përditshmëria e Diasporës

Presidenti Begaj viziton komunat arbëreshe të Krahinës së Molises

by administrator
07:06 20/10/25
in Përditshmëria e Diasporës
Presidenti Begaj viziton komunat arbëreshe të Krahinës së Molises
0
SHARES
1
VIEWS
Share on Facebook

Presidenti i Republikës, Bajram Begaj, zhvilloi një vizitë zyrtare në komunat arbëreshe të Rajonit Molise në Itali, ku u prit me nderime të larta shtetërore nga përfaqësuesit më të lartë të institucioneve vendore të këtij rajoni.

“Kënaqësi të takohem me autoritetet e larta të Rajonit të Molises”, – deklaroi Presidenti Begaj, duke ndarë vlerësimin se çdo takim me autoritetet italiane mbart këtë frymë miqësie që karakterizon marrëdhëniet mes Shqipërisë dhe Italisë dhe bashkëpunimin e shkëlqyer dypalësh në të gjitha fushat: politikë, ekonomi, kulturë, arsim, shendetësi, e të tjera. Një kontribut të posaçëm në forcimin e vazhdueshëm të lidhjeve historike, kulturore dhe njerëzore ndërmjet dy vendeve kanë dhënë komunitetet arbëreshe dhe Diaspora e re shqiptare.

Kreu i Shtetit theksoi se “Shqipëria–Italia–Arbëria” është një projekt që e përforcon partneritetin strategjik mes dy vendeve tona dhe nxit bashkëpunime të reja në fusha me interes të ndërsjellë.

Në komunën arbëreshe Ururi, Presidenti Begaj mori pjesë në ceremoninë e inaugurimit të statujës së Heroit Kombëtar, Gjergj Kastrioti Skënderbeu, një simbol i përjetshëm i unitetit dhe krenarisë sonë kombëtare.

Në fjalën e tij, Kreu i Shtetit vlerësoi bashkimin shpirtëror mes shqiptarëve dhe arbëreshëve, duke theksuar se “Skënderbeu nuk ishte vetëm luftëtar, por edhe vizionar e bashkues, pararendës i Shqipërisë evropiane, që ka mbetur përherë e lidhur me qytetërimin perëndimor. Sot, ai flet me ne përmes frymës së bashkimit dhe vetëdijes kombëtare që na la trashëgimi”, – deklaroi Presidenti Begaj.

Në komunën arbëreshe Portocanone, Presidenti Begaj vizitoi sheshin “Skanderbeg” ku jetojnë arbëreshë dhe shqiptarë të emigruar pas viteve ’90.

Në fjalën e tij për pjesëmarrësit në një tubim mirëseardhjeje nga komuniteti arbëresh që jeton në këtë komunë, Presidenti Begaj përshëndeti përpjekjet shekullore të tyre për ruajtjen e gjuhës, zakoneve, kostumeve dhe traditave të të parëve, si dhe vlerësoi nderimin që arbëreshët u bëjnë ambasadorëve të kulturës kombëtare, artistëve të shquar që bënë që emri Shqipëri të njihet dhe përmendet me simpati e vlerësim.

“Është një ndjenjë e veçantë të jem sot këtu, në Portkanun, një vend që mban në vetvete historinë, kujtesën dhe shpirtin e gjallë të Arbërisë. Në këtë shesh, ku fjalët shqip dhe italisht përzihen me dashuri, ndihet fuqishëm ajo që as koha dhe as deti nuk e ndan dot: një gjuhë, një origjinë, një gjak”, – u shpreh Presidenti Begaj.

Presidenti Begaj viziton komunat arbëreshe të Krahinës së

Gjatë qëndrimit në Portocanone, Presidenti Begaj mori pjesë në vendosjen e një skulpture të artistit të madh shqiptar, Ibrahim Kodra, i cili u shkollua, jetoi dhe e ushtroi artin e tij në Itali, ku ka vizituar dhe është mirëpritur pothuajse në të gjitha komunat dhe fshatrat arbëreshë.

“Kodra i përkiste Shqipërisë, por fliste me gjuhën e botës. Ai dëshmoi se talenti nuk njeh kufij, se identiteti nuk humbet kur shndërrohet në frymë universale. Sot, duke kujtuar Ibrahim Kodrën, ne kujtojmë fuqinë e shpirtit shqiptar për të ndriçuar kudo, kujtojmë se arti është ura më e bukur që mund të ndërtojë një komb”, – theksoi Presidenti Begaj. Sikurse në çdo komunë arbëreshe, edhe në Komunën Montecilfone, Presidenti u prit nga përfaqësues të komunitetit arbëresh dhe nga bashkatdhetarë shqiptarë të emigruar në këtë zonë pas viteve ’90.

Presidenti shprehu edhe këtu vlerësimin dhe respektin për përpjekjet brez pas brezi të këtij komuniteti për ruajtjen e identitetit kulturor dhe gjuhësor arbëror, duke përmendur Qendrën Studimore për Diversitetin Gjuhësor dhe revistën “Kamastra” si shembuj të punës së çmuar të studiuesve lokalë për të vijuar në udhën e figurave të ndritura historike arbëreshe.

“Vetëm duke ndarë ato që kemi më të bukura: gjuhën, kulturën dhe kujtesën, ne e bëjmë më të fortë identitetin tonë të përbashkët. Faleminderit, Montecilfone, për mikpritjen, për dashurinë ndaj rrënjëve dhe për dëshminë se Arbëria jeton në gjuhë, në shpirt dhe në zemrën e çdo shqiptari!” – u shpreh Presidenti Begaj. Presidenti Begaj vizitoi, gjithashtu, Komunën e Kampo Marinës, ku theksoi se kontributi i komuniteteve arbëreshe në ruajtjen dhe respektimin e karakteristikave të forta identitare  dhe individualitetit që komunitetet arbëreshe mbartin prej shekujsh i shërben njëkohësisht  forcimit të lidhjeve të miqësisë mes vendit që i mikpriti dhe integroi, Italisë dhe dheut të të parëve, Shqipërisë, “vlera që janë themeli mbi të cilin forcohet miqësia e përhershme mes dy popujve tanë”, transmeton oranews.

Swiss ALB Forum

Kontakt
Rreth Nesh

Përmbajtja e ueb-faqes dhe/apo platformave të tjera digjitale të Institutit Helvetik të Evropës Juglindore (helveticalforum.ch) mbrohet nga ligjet zvicerane dhe ndërkombëtare për të drejtën e autorit. Materialet dhe informacionet e natyrave të ndryshme nuk mund të shtypen apo kopjohen për qëllime përfitimi. Platforma, gjithashtu, nuk lejon përdorimin e përmbajtjes së saj në reklama, fushata e për qëllime të tjera komerciale. Kur të përdoret i plotë një shkrim nga platforma jonë , do të duhej që ta citoni drejt helveticalforum.ch. Nuk lejohet asesi që të ndryshohet, redaktohet për interesa të tjera, pra duhet të jetë origjinale. Kur të përdoren pjesë nga përmbajtja e një shkrimi, do të duhej përsëri të citohet burimi dhe përmbajtja të jetë origjinale. Kjo platformë mirëmbahet nga (Instituti Helvetik i Evropës Juglindore). Për informacione plotësuese, Ju lutemi kontaktoni në emailin e platformës info@helveticalforum.ch

  • Instituti
  • Ballina
  • Editorial
  • Sondazh
  • Aktualiteti
  • Përditshmëria e Diasporës
  • Gruaja Shqiptare e Diasporës
  • Rinia Shqiptare e Diasporës
  • Arsimi
  • Kultura
  • Mosha e Tretë
  • Hulumtime Shkencore
  • Atdheu në objektiv
  • Krijimtari
  • Biznesi
  • Sporti
  • Shpallje
  • HSS Video▶️
  • Foto Lajm

Na ndiqni përmes rrjeteve sociale

Cookies

Cookies help us deliver the best experience on our website. By using our website, you agree to the use of cookies.

Functional Always active
The technical storage or access is strictly necessary for the legitimate purpose of enabling the use of a specific service explicitly requested by the subscriber or user, or for the sole purpose of carrying out the transmission of a communication over an electronic communications network.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistics
The technical storage or access that is used exclusively for statistical purposes. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
The technical storage or access is required to create user profiles to send advertising, or to track the user on a website or across several websites for similar marketing purposes.
Manage options Manage services Manage {vendor_count} vendors Read more about these purposes
View preferences
{title} {title} {title}
  • Instituti
  • Ballina
  • Editorial
  • Sondazh
  • Aktualiteti
  • Përditshmëria e Diasporës
  • Gruaja Shqiptare e Diasporës
  • Rinia Shqiptare e Diasporës
  • Arsimi
  • Kultura
  • Mosha e Tretë
  • Hulumtime Shkencore
  • Atdheu në objektiv
  • Krijimtari
  • Biznesi
  • Sporti
  • Shpallje
  • HSS Video▶️
  • Foto Lajm
  • Deutsch
  • English

Kontakt
Rreth Nesh