Përgaditi: D.Hebibi
Më 13 tetor 2025, në Budapest, konsulli i nderit i Shqipërisë, njëherit atdhetarë dhe bëmirës i njohur, z. Avnija Hafuzi, priti një delegacion shqiptar të ardhur nga Austria, nga qytetet Melk dhe Krems. Delegacioni përbëhej nga atdhetari i njohur, Uke Halilaj, Agim Basha, Naser Shabani dhe Berat Hamiti.

Qëllimi i vizitës ishte nderimi i figurës së heroit kombëtar shqiptar, Gjergj Kastrioti-Skënderbeu, monumenti i të cilit ndodhet në qytetin hungarez Eger.
Delegacioni vendosi një kurorë me lule pranë monumentit të Skënderbeut dhe me përulësi nderoi kujtimin e heroit që mbetet simbol i lirisë dhe identitetit shqiptar.

Në kuadër të vizitës, miqtë nga diaspora shqiptare vizituan gjithashtu sheshin “Skënderbeu”, si dhe tavolinën e mundjes së krahut, një objekt i veçantë historik që daton nga koha e Skënderbeut dhe që ruhet në parkun e qytetit të Egerit.
Pas homazheve, delegacioni vazhdoi me vizita në vendet kulturore dhe historike të qytetit, duke thelluar lidhjet miqësore dhe kulturore midis popullit shqiptar dhe atij hungarez. /SAM24.info
Foto nga A.H