
Nga: Florim USEINI, Luzern
Më 03 tetor në Luzern të Zvicrës, patëm një takim të vlefshëm me njerëz që nuk flasin vetëm për ndryshime, por i mendojnë dhe i shtyjnë ato përpara me seriozitet.
Takimi u zhvillua me Visar Robelli kryetar i Rrjeti i Bizneseve Shqiptare në Zvicrën Qëndrore, Meti Krasniqi ish-kryetar i Rrjeti i Miqësisë dhe kandidat për kryetar të Komunës së Gjakovës, Shaqir Alushaj dhe Nadi Zendelin afaristë dhe miq të respektuar.
Diskutuam në mënyrë të hapur për zhvillimet politike në Kosovë, me fokus të veçantë në Gjakovë, për nevojat konkrete të vendit dhe potencialin real që diaspora mund të sjellë në zhvillimin ekonomik e shoqëror.
Është koha të thuhet qartë:
Diaspora nuk guxon të shihet vetëm si votues sezonal.
Nuk është për t’u kujtuar vetëm gjatë pushimeve, si turistë të huaj
Ajo është motor zhvillimi dhe një pasuri strategjike që mund të ndikojë në ndryshime të mëdha, nëse përfshihet me respekt dhe seriozitet.
Ne që jetojmë jashtë e duam vendin po aq sa ata që jetojnë brenda. Dashuria për vendlindjen duhet të shndërrohet në partneritet real dhe bashkëpunim të qëndrueshëm. Vetëm kështu mund të krijohen ndryshime të qëndrueshme dhe të prekshme për të ardhmen e përbashkët.
Do vazhdojmë në misionin tonë, në të mirën e kauzës kombëtare. /SAM24.info