BallinaAtdheuRritet besueshmëria në Policinë e Kosovës

Rritet besueshmëria në Policinë e Kosovës

-

Nga paraqitja e rastit deri te reagimi i Policisë së Kosovës në Ferizaj, asaj i duhen disa minuta për të arritur në vendin e ngjarjes.

“Stacioni Policor në Ferizaj ka kohën e reagimit më të shpejtë nga të gjitha stacionet e tjera në nivel Kosove ku koha e reagimit është 13.7 minuta dhe me të pranuar çdo informacion nga qytetarët në stacionin policor menjëherë reagohet patrullat dalin në teren dhe i përgjigjen rastit”, ka thënë Kapiten Nehat Suma -Shef i Operativës në Policës së Kosovës në Ferizaj.  Ditë më parë, falë reagimit të shpejtë të policisë është arritur të ndalohet një tentim-vetëvrasjeje.

“Sapo kemi marrë informacionin e kemi përcjellë tek patrullat e cila ka qenë në terren edhe fal intervenimit shumë të shpejtë tyre kemi arritur me kohë atje të depërtoj në lokal edhe është arritur që të shpëtohet jeta e një vajze nga zyrtarët e stacionit policor të Ferizajt”, ka thënë toger Reshat Hyseni.

Veprimet dhe reagimet e shpejta të policisë në rastet e raportuara po e rrisin besueshmërinë tek ky institucion

“Besojë që ka pasur ndikim shumë të madh pozitiv në ngritjen e imazhit të Policisë së Kosovës edhe rritjen e besueshmërisë tek zyrtarët policor anembanë Kosovës”, ka thënë Kapiten Nehat Suma -Shef i Operativës në Policës së Kosovës në Ferizaj. Policia e Kosovës ka apeluar te qytetarët që çdo rast të dyshimtë apo të rrezikshëm ta raportojë sa më parë, transmeton rtk.

Loading posts…

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

- Reklama -spot_img

Duhet ti lexosh

Ambasadori Ylber Sela pret në Berlin drejtorin e Fondit për Sigurimin...

0
Takimi u fokusua në forcimin e diplomacisë ekonomike, shkëmbimin e përvojave me institucionet financiare gjermane dhe rritjen e qëndrueshmërisë së sistemit të sigurimit të...