spot_img
BallinaAktualitetiPresidentja Osmani: Kosova model rajonal në luftën kundër terrorizmit dhe ekstremizmit

Presidentja Osmani: Kosova model rajonal në luftën kundër terrorizmit dhe ekstremizmit

-

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, gjatë një takimi të Fondit Global për Angazhim dhe Qëndrueshmëri të Komunitetit (GCERF) në Nju Jork, ka riafirmuar përkushtimin e palëkundur të vendit për të luftuar terrorizmin dhe ekstremizmin e dhunshëm, duke e cilësuar Kosovën si model rajonal në këtë fushë.

Osmani ka bërë të ditur se ka marrë pjesë në takimin e radhës së Fondit Global për Angazhim dhe Qëndrueshmëri të Komunitetit (GCERF) në Nju Jork, me ftesë të Ministrit të Punëve të Jashtme të Gjermanisë, Johann Wadephul.

“Me ftesë Ministrit të Punëve të Jashtme të Gjermanisë, Johann Wadephul, këtë javë në New York, mora pjesë në takimin e radhës së Fondit Global për Angazhim dhe Qëndrueshmëri të Komunitetit (GCERF) ku Kosova është vend partner nga viti 2017,” ka thënë Osmani.

Ajo ka theksuar se Kosova mbetet e përkushtuar në luftën kundër terrorizmit dhe ekstremizmit të dhunshëm.

“Riafirmova përkushtimin e palëkundur të Kosovës për të luftuar terrorizmin dhe ekstremizmin e dhunshëm,” ka theksuar ajo.

Presidentja ka nënvizuar se Kosova është shndërruar në një model për rajonin.

“Nga ndërtimi i sistemeve të paralajmërimit të hershëm, deri te përballja me radikalizimin online, Kosova është shndërruar në një model për rajonin – duke treguar se përmes bashkëpunimit, qëndrueshmërisë dhe vlerave të përbashkëta, edhe sfidat më të mëdha globale mund të tejkalohen,” ka deklaruar Osmani, transmeton rtk.

Loading posts…

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

- Reklama -spot_img

Duhet ti lexosh

Libri “Lufta për Kosovën IV” do të promovohet sot dhe të...

0
Sipas njoftimit të organizatorëve, libri, i botuar nga shtëpia botuese “Demos”, prezantohet si vepër e Rasim Selmanajt dhe Çlirimtar Morinës. Promovimi i parë do të...