Botohet në anglisht nga shtëpia botuese prestigjioze MindStir Media libri “The Trafficker” ( Trafikanti) i shkrimtares shqiptaro-amerikane Mirela Kanini. Ky libër trajton një nga plagët më të rënda të shoqërisë shqiptare në dekadat e fundit, atë të trafikut të drogës. Shumë të rinj pa shpresë dhe mundësira për të ardhmen shpesh përfshihen në rrjete të rrezikshme trafiqesh të paligjshme si e vetmja rrugëdalje nga varfëria dhe problemet.
“The Trafficker “ është një histori dashurie , force dhe mbijetese. Fati është zakonisht i përcaktuar, ndërsa destinacioni është çka zgjedhim në jetë. Mia është një avokate e re emigracioni, e fejuar dhe në prag të martesës e cila takon një klient të pazakonshëm, Alen. Ai është i pashëm, i pasur dhe misterioz, me nënshtetësi hollandeze, por që ka vendosur të fillojë një jetë të re në USA. Fejesa e saj shkon drejt ndarjes dhe ajo ndërkohë është lidhur me Alenin, por pikërisht kur ajo ishte përfshirë e gjitha nga kjo dashuri ai zhduket duke lënë pas një letër ku i kërkonte të harronte që ai egziston.
E kaluara e tij e errët dhe plot sekrete e ndoqi pas, por ai gjithashtu nuk donte të humbte vajzën e ëndrrave të tij. Një telefonatë midis tyre ndryshon gjithshka. Mia është në kërkim të së vërtetës dhe Aleni në përpjekje për t’ju arratisur të kaluarës. Një triller me ngjarje të jashtëzakonshme dhe përfundim të paparashikueshëm. Ky libër gjendet në Amazon, Barns & Nobel, ect, ndërsa në Shqipëri në libraritë Adrion, Albas ect…, transmeton gdielli.