8.9 C
Zurich
Saturday, February 21, 2026
spot_img
spot_img

POSTIMET E FUNDIT

Serbi–Shqipëri nuk do të luhet në Beograd, ndeshja zhvendoset në Leskoc

Tani është konfirmuar zyrtarisht nga UEFA se përballja mes Serbisë dhe Shqipërisë, e vlefshme për kualifikueset e Kampionatit Botëror 2026, nuk do të zhvillohet në Beograd.

Ndeshja do të luhet më 11 tetor në stadiumin “Gradski stadion Dubocica” në qytetin e Leskovacit, afër kufirit me Kosovën.

Vendimi është marrë për arsye sigurie, për të shmangur tensionet e mundshme në një duel që në të kaluarën ka tejkaluar kufijtë e futbollit.

Zhvendosja nga stadiumi “Rajko Mitić” është kërkuar fillimisht nga vetë Federata Serbe e Futbollit, ndërsa UEFA e ka miratuar këtë lëvizje dhe pas dakordësisë së Federatës Shqiptare të Futbollit për shkak të vlerësimeve të riskut të lartë.

Në pritje mbetet ende vendimi për praninë e tifozëve, pas sjelljes problematike të tifozërisë serbe në ndeshjen kundër Anglisë.

Të dyja skuadrat janë pjesë e Grupit K ndërsa Shqipëria ka grumbulluar 8 pikë pas pesë ndeshjesh, ndërsa Serbia ndjek me 7 pikë nga katër takime.

Ndeshja do të zhvillohet më 11 tetor në orën 20:45 ndërsa ky vendim vjen në sfondin e kujtimeve të incidentit të rëndë të ndodhur më 14 tetor 2014 në ndeshjen Serbi–Shqipëri në Beograd, që u shoqërua me tensione të shumta dhe ndërprerje të takimit, transmeton euronewsal.

Latest Posts

spot_imgspot_img

MOS I HUMB