Email: info@helveticalforum.ch
  • Deutsch
  • English
Advertisement
  • Instituti
  • Ballina
  • Editorial
  • Sondazh
  • Aktualiteti
  • Përditshmëria e Diasporës
  • Gruaja Shqiptare e Diasporës
  • Rinia Shqiptare e Diasporës
  • Arsimi
  • Kultura
  • Mosha e Tretë
  • Hulumtime Shkencore
  • Atdheu në objektiv
  • Krijimtari
  • Biznesi
  • Sporti
  • Shpallje
  • HSS Video▶️
  • Foto Lajm
  • Instituti
  • Ballina
  • Editorial
  • Sondazh
  • Aktualiteti
  • Përditshmëria e Diasporës
  • Gruaja Shqiptare e Diasporës
  • Rinia Shqiptare e Diasporës
  • Arsimi
  • Kultura
  • Mosha e Tretë
  • Hulumtime Shkencore
  • Atdheu në objektiv
  • Krijimtari
  • Biznesi
  • Sporti
  • Shpallje
  • HSS Video▶️
  • Foto Lajm
No Result
View All Result
Description of image
Home Përditshmëria e Diasporës

Ah, Presheva ime – qyteti ku çdo gur flet, çdo rrugë kujton dhe çdo emër është histori

by administrator
19:21 15/09/25
in Përditshmëria e Diasporës
Krahina Shqiptare dhe viti i ri 2025
0
SHARES
5
VIEWS
Share on Facebook
Nga Dashnim HEBIBI
15 shtator, 2025 – “Nuk e harrojmë Luginën e Preshevës,” – më tha miku im i dashur, Florim Useini, ndërsa udhëtonim së bashku.
Këto fjalë më prekën në thellësi. M’u mbushën sytë me lot, por zemra m’u bë mal. Të gjitha trojet shqiptare i dua dhe i respektoj njësoj, por Presheva është gjaku im, rrënja ime, vendlindja ime dhe kjo është e natyrshme. Aty u rrita, aty u formësova, aty çdo rrugë ka kujtime dhe çdo cep mban një histori.
Florimi më tha se do të ndaleshim në Gjilan për të marrë një dhuratë për babain tim. Ia ktheva se dhurata më e madhe për babain tim dhe për familjen time është vetë ardhja e tij në konakun tonë. Sepse kështu është tradita shqiptare: mysafiri është i shenjtë, është dhuratë, është bekim.
Rruga e kujtimeve dhe autostrada e munguar
Nga Prishtina për në Gjilan udhëtuam në një rrugë të vjetër, plot kthesa dhe shpesh e mbushur me aksidente. Për autostradën është folur shumë, por ende mbetet ëndërr e parealizuar. Populli i asaj ane çdo ditë e vuan këtë mungesë. Nga Gjilani për në Preshevë rruga bëhet gjarpëruese, por e mirëmbajtur – një dëshmi e kujdesit të dikurshëm.
Këtu më ra ndër mend një emër i madh: Mehmet Jusufi, kryetar i Komunës së Preshevës aty në vitet 1967-1970. Pikërisht në kohën e tij nisi ndërtimi i rrugës Preshevë–Gjilan kah Karadaku. Një vizion i hershëm, që edhe sot pas gjysmë shekulli shihet si gur themeli.
Kufiri – urime, krenari dhe dhimbje
Afër kufirit, emocionet më pushtuan. Policia e Kosovës na ndaloi, mori dokumentet dhe me buzëqeshje na uroi rrugë të mbarë. Një urim i thjeshtë, por i madh për shpirtin. Nga pala serbe, policë shqiptarë të Preshevës, të sjellshëm dhe me respekt, na uruan pushime të mbara. Ishte një çast krenarie i mbushur me kujtime e dëshira.
Dhe pastaj – plagët që të therin sytë: plehrat. Berdhokët që shfaqeshin në çdo cep të maleve tona të bukura, sikur njollë e zezë mbi natyrë. Kjo nuk është trashëgimia jonë. Nuk është kultura jonë. Ne nuk jemi popull që e ndot tokën. Dhe kjo dhimbje shtohej kur mendoja kolonat e gjata në kufi, pritjet me orë të tëra. Presheva nuk e meriton këtë fytyrë.
Livadhi i Shehut – kujtime të paharruara
Pranë Livadit të Shehut, kujtimet shpërthyen. I tregova Florimit për shkollën në Caravajkë, për fshatrat e Karadakut, dikur plot jetë e sot me banorë të rralluar. Ato fshatra kanë dhënë personalitete të shquara, por sot janë si plagë që presin shërim.
E kujtova livadhin e Shehut e rinisë sime, ku pija ujë nga çeshmja, luaja futboll me shokët dhe ëndërroja. Sot ai vend është i mbushur me ushtri serbe. Çdo lis, çdo pikë uji, çdo bar është dëshmitar i historive tona të rinisë.
Qyteti im – Presheva ime
Duke hyrë në Preshevë, pamë sërish plehra të hedhura mbi kodrat e qytetit. Një plagë për të cilën kisha shkruar që në vitin 1994 në gazetën Bujku në Prishtinë, që atëherë zëvendësonte Rilindjen. Atëherë mendoja se kjo gjendje do të zgjidhej shpejt. Sot, pas kaq dekadash, ajo plagë është ende aty.
Pyetja shtrohet: kur do të vijë zgjidhja?
Por pavarësisht kësaj, për mua Presheva mbetet qyteti më i bukur në botë. Çdo centimetër i saj është histori, çdo rrugë është kujtim, çdo gur flet me gjuhën e dashurisë dhe dhimbjes.
Shtëpia ime – mikpritja e preshevarit
Kur hymë në lagjen time, sytë më lotojnë. Nënë Xhevahirja, engjëlli i shtëpisë sonë, nuk është më. Malli për të më copëtonte shpirtin. Por dera e shtëpisë ishte hapur si gjithmonë, dhe babai im, Haxhi Xhelali, na priti me buzëqeshje, me zemër të hapur, me përqafim të ngrohtë.
Në sofër, bashkë me vëllezërit e mi Bekimin e Bejtullahun, na shoqëroi darka e përgatitur enkas për mikun. Babai im, me duart e tij, i ofroi Florimit rrushin e pjekur nga hardhia që është përkujdesur vetë, shenjë vëllazërie e respekti. Pastaj nisi të tregonte historinë e jetës së tij: si ishte rritur jetim, si kishte trashëguar karakterin nga gjyshi i tij Hebib Strezoca, aristokrat i njohur, pronar i çezes e dyqanesh, valltar i famshëm me nofkën Osman Taka i asaj etnie.
Ai tha me krenari: “Karakteri mbillet nga familja.Miku është dhuratë prej Zotit, kush e nderon, nderon vetveten.”
• “Në sofrën shqiptare, miku është i shenjtë, fjala e tij është bekim.”
• “Miku nuk matet me pasuri, por me zemër.”
• “Kush ruan mikun, ruan dritën e shpirtit.”
Varrezat – kujtime dhe lutje
Nuk mund të shkoja në Zvicër pa vizituar varrezat, aty ku pushojnë në përjetësi nëna ime Xhevahirja dhe tezja ime Xhemile. Florimi erdhi me mua dhe vëllaun Bekimin. Bashkë u lutëm, bashkë ndamë dhimbjen. Ai dha një mesazh që s’do ta harroj kurrë: se një nënë e tillë kishte ditur të jepte rrugën e drejtë, dhe se ti Dashnim me arritjet e e tua na ke bërë krenar edhe neve por edhe familjen.
Florimi mbeti i mahnitur nga rregulli i varrezave: “Varrezat janë kulturë e një populli,” tha. “Ju lumtë! Kështu duhet të jenë gjithandej.”
Lotët e dhimbjes më mbuluan, por gjeta forcë duke menduar se puna ime e drejt dhe sjellja ime do ta gëzojnë shpirtin e nënës sime në përjetësi.
Personalitetet e Luginës – krenaria jonë e përbashkët
Gjatë udhëtimit, Florimit i tregova për personalitetet e mëdha që ka dhënë Presheva dhe Lugina e saj edhe pse i dinte disa: Prof. Dr. Ferid Selimi, një figurë e shquar akademike.
Jo larg andej është vendlindja e filantropit të madh Avni Hafuzi, konsull nderi i Shqipërisë dhe veprimtar i pashoq kombëtar.
Në Preshevë lindi edhe akademiku i shquar, gjuhëtari Rexhep Ismajli, një ndër emrat më të mëdhenj të gjuhësisë shqiptare, pastaj Mexhid Mehmeti, etj.
Po aty rriten edhe figura si prof. Sadete Presheva, tashmë e ndjerë, Prof. Dr. Avni Presheva, Dr. Abdurrahman Zulfiu nga Tërnava, Jeton Arifi, e shumë të tjerë. Nga Zhunica doli Prof. Dr. Ragmi Mustafa, një tjetër emër i madh i arsimit.
Nga Tërnoci i Bujanocit është akademiku Nexhat Daci, figura politike Shaip Kamberi, veprimtarët Llukman Halili, Rafet Ademi, komandant Lleshi, pishtari i Arsimit, Shaban Xheladini, Prof.dr. Nagip Arifi, Galip Beqiri, e shumë të tjerë.
Në Bujanoc, Dr. Dergut Aliu, e shumë të tjerë. Konçuli historik ku jam edhe stërnip i saj duke kujtuar Shefqet Musliu, tashmë i ndjerë, etj, etj.
Nga Norça, një fshat i njohur për burrat e tij, kanë dalë personalitete si Skënder Ismaili, Xhemaludin Rexhepi, Nazmi Hajredini, etj. Prej andej në rrugën Idriz Seferi janë edhe dajallarët e mi, Qenani e Hasani dhe kujtova gjyshin tim Faik Abazi e gjyshen time Xhemile me prejardhje nga Prizreni historik dhe aty afër një personalitet i njohur Sefer Halili, pastaj Prof.dr. Jahi Murati-Staneci, etj, etj.
Gjithmonë them: Lugina e Preshevës është një vullkan i intelektualëve, atdhetarëve dhe bamirësve.
“Mos mu hidheroni, se padyshim që ka shumë personalitete të tjera që do të duhej t’i përmendim.”
Ndarja e dhimbshme dhe udhëtimi përpara
Koha kaloi shpejt. Duhej të vazhdonim rrugën përmes Bujanocit, Vranjës, Leskocit, Nishit e deri në Beograd për në Wien e deri në Zvicër. Më mbet merak që nuk mundëm të hyjmë në Bujanoc, Bilaç, Sumulic, Tërnoc, Turi e Lluçan.
Ndarja nga babai, vëllezërit Bekimi e Bejtullahu, nipi Genti dhe gjithë shtëpia ishte e rëndë. Lotët e babait më thyen shpirtin. Ia putha sytë e ballin dhe i thashë: “Shihem së shpejti.”
Florimi, me fjalët e tij të urta, u përpoq të më shpërqendronte që të mos mbetesha i mbytur në mall. Në mesnatë kalonim rrugë që dikur ishin krejt shqiptare. Prisnim me padurim agimin, gjersa kilometrat ecnin, që të mbërrinim në Budapest, në konakun e filantropit të madh preshevar Avni Hafuzi.
Ai, me veprimtarinë e tij të pashoq kombëtare e humanitare, është një shembull i gjallë se si Presheva lind njerëz që ndriçojnë botën.
Florimi nuk ndiente lodhje.
Shpirti i tij i madh e bënte udhëtimin më të lehtë. Dashuria e mikut është gjithmonë më e fortë se çdo pengesë.
Ah, Presheva ime!
Duke parë mbrapa, lotët më rrodhën sërish. Por bashkë me dhimbjen ndjeva krenari. Presheva ime është më shumë se një qytet – është kujtim, është histori, është djep i kulturës dhe i intelektualëve. Është plagë e hapur, por edhe burim shprese.
Ah, Presheva ime! Vend im, familjes, shokëve, vend i kujtimeve, vend i dhimbjes e i krenarisë. Vend ku çdo gur flet, çdo rrugë kujton, dhe çdo emër është histori.
Presheva ime nuk është thjesht vendlindje – është një zemër që rreh brenda meje, një flamur i padukshëm që valëvitet në shpirtin tim, një këngë që s’ka mbarim. Çdo rrugë e saj është damar gjaku, çdo lis është kujtim i rinisë, çdo gur është testament i historisë sonë.
E lashë pas me lot, por e mora me vete si amanet. Dhe kur mbyll sytë, e shoh më të bukur se kurrë – qytetin tim që digjet si zjarr i shenjtë në brendinë time. Ah, Preshevë, ti je plagë që s’mbyllet dhe krenari që s’shuhet. Sa të kem frymë, unë do të jem biri yt, dëshmitari yt, zëri yt i përjetshëm.”
Vazhdojmë…
Swiss ALB Forum

Kontakt
Rreth Nesh

Përmbajtja e ueb-faqes dhe/apo platformave të tjera digjitale të Institutit Helvetik të Evropës Juglindore (helveticalforum.ch) mbrohet nga ligjet zvicerane dhe ndërkombëtare për të drejtën e autorit. Materialet dhe informacionet e natyrave të ndryshme nuk mund të shtypen apo kopjohen për qëllime përfitimi. Platforma, gjithashtu, nuk lejon përdorimin e përmbajtjes së saj në reklama, fushata e për qëllime të tjera komerciale. Kur të përdoret i plotë një shkrim nga platforma jonë , do të duhej që ta citoni drejt helveticalforum.ch. Nuk lejohet asesi që të ndryshohet, redaktohet për interesa të tjera, pra duhet të jetë origjinale. Kur të përdoren pjesë nga përmbajtja e një shkrimi, do të duhej përsëri të citohet burimi dhe përmbajtja të jetë origjinale. Kjo platformë mirëmbahet nga (Instituti Helvetik i Evropës Juglindore). Për informacione plotësuese, Ju lutemi kontaktoni në emailin e platformës info@helveticalforum.ch

  • Instituti
  • Ballina
  • Editorial
  • Sondazh
  • Aktualiteti
  • Përditshmëria e Diasporës
  • Gruaja Shqiptare e Diasporës
  • Rinia Shqiptare e Diasporës
  • Arsimi
  • Kultura
  • Mosha e Tretë
  • Hulumtime Shkencore
  • Atdheu në objektiv
  • Krijimtari
  • Biznesi
  • Sporti
  • Shpallje
  • HSS Video▶️
  • Foto Lajm

Na ndiqni përmes rrjeteve sociale

Cookies

Cookies help us deliver the best experience on our website. By using our website, you agree to the use of cookies.

Functional Always active
The technical storage or access is strictly necessary for the legitimate purpose of enabling the use of a specific service explicitly requested by the subscriber or user, or for the sole purpose of carrying out the transmission of a communication over an electronic communications network.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistics
The technical storage or access that is used exclusively for statistical purposes. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
The technical storage or access is required to create user profiles to send advertising, or to track the user on a website or across several websites for similar marketing purposes.
Manage options Manage services Manage {vendor_count} vendors Read more about these purposes
View preferences
{title} {title} {title}
  • Instituti
  • Ballina
  • Editorial
  • Sondazh
  • Aktualiteti
  • Përditshmëria e Diasporës
  • Gruaja Shqiptare e Diasporës
  • Rinia Shqiptare e Diasporës
  • Arsimi
  • Kultura
  • Mosha e Tretë
  • Hulumtime Shkencore
  • Atdheu në objektiv
  • Krijimtari
  • Biznesi
  • Sporti
  • Shpallje
  • HSS Video▶️
  • Foto Lajm
  • Deutsch
  • English

Kontakt
Rreth Nesh