Shefi i Misionit Konsullor të Republikës së Kosovës në Cyrih, z. Vigan Berisha, ka realizuar një takim të rëndësishëm me një personalitet të suksesshëm nga mërgata jonë në Zvicër.
Përmes disa fjalëve, z. Berisha ndau përshtypjet e tij mbi këtë vizitë domethënëse.
Kënaqësi e veçantë ishte vizita në SBS Swiss Business School, ku patëm nderin të priteshim nga Dr. Ardian Retkoceri, drejtues i Fakultetit.
Dr. Retkoceri përfaqëson një shembull të shkëlqyer të kontributit të mërgatës sonë në fushën e arsimit dhe sipërmarrjes, duke dëshmuar përkushtim, vizion dhe profesionalizëm në avancimin e lidershipit, inovacionit dhe zhvillimit ekonomik.
Shprehim mirënjohjen tonë për mikpritjen dhe kontributin e çmuar të Dr. Retkocerit në forcimin e rolit të mërgatës kosovare në Zvicër. /D.H