Email: info@helveticalforum.ch
  • Deutsch
  • English
Advertisement
  • Instituti
  • Ballina
  • Editorial
  • Sondazh
  • Aktualiteti
  • Përditshmëria e Diasporës
  • Gruaja Shqiptare e Diasporës
  • Rinia Shqiptare e Diasporës
  • Arsimi
  • Kultura
  • Mosha e Tretë
  • Hulumtime Shkencore
  • Atdheu në objektiv
  • Krijimtari
  • Biznesi
  • Sporti
  • Shpallje
  • HSS Video▶️
  • Foto Lajm
  • Instituti
  • Ballina
  • Editorial
  • Sondazh
  • Aktualiteti
  • Përditshmëria e Diasporës
  • Gruaja Shqiptare e Diasporës
  • Rinia Shqiptare e Diasporës
  • Arsimi
  • Kultura
  • Mosha e Tretë
  • Hulumtime Shkencore
  • Atdheu në objektiv
  • Krijimtari
  • Biznesi
  • Sporti
  • Shpallje
  • HSS Video▶️
  • Foto Lajm
No Result
View All Result
Description of image
Home Aktualiteti

 (Fotoreportazh) Ansambli „Trojet“ që bashkojnë zemrat shqiptare në Zvicër

by administrator
12:14 31/08/25
in Aktualiteti, Përditshmëria e Diasporës
 (Fotoreportazh) Ansambli „Trojet“ që bashkojnë zemrat shqiptare në Zvicër
0
SHARES
149
VIEWS
Share on Facebook

Një dasmë shqiptare në diasporë – “Trojet” që nuk shuhet kurrë

Nga: Dashnim HEBIBI

Effretikon, 30 gusht 2025 – Ka ngjarje që nuk përshkruhen vetëm si aktivitete kulturore, por si përjetime të vërteta shpirtërore. Ka momente kur, edhe pse larg vendlindjes, ndihesh më afër se kurrë me atdheun. Këtë e dëshmoi edhe një herë Ansambli “Trojet” në Zvicër, i cili më 30 gusht 2025 organizoi një manifestim të veçantë në Effretikon. Ishte një pasdite ku fjala “festë” merrte kuptimin më të plotë: një dasmë shqiptare, një bashkim brezash, një thirrje që na kujton se sa kohë të jetojë gjuha shqipe, do të jetojë edhe ky ansambël.

Ansambli “Trojet” ka një forcë të veçantë, një energji që të bën të besosh se sa kohë të jetojë gjuha shqipe, do të jetojë edhe ky ansambël. Kjo nuk është thjesht një shoqatë kulturore, por një univers i vogël ku mblidhen prindër, fëmijë, të rinj e të moshuar, për të ndarë dashurinë e pakushtëzuar për këngën, vallen, gjuhën dhe flamurin kuqezi. Çdo manifestim i tyre është një dëshmi e gjallë se diaspora nuk është largim, por një zgjerim i atdheut.

Pra sot më 30 gusht 2025, në Robinsonplatz, Kirchweg 33, Effretikon, presidenti i ansamblit Zeqe Gashi, sekretari Taip Zeqiri, gjithë kryesia dhe dhjetëra prindër, fëmijë e dashamirë të artit e kulturës shqiptare organizuan një manifestim të veçantë – “Festa e Gjysmëvitit”.

Që nga hapi i parë pranë vendit të mbajtjes, në natyrë, ndiheshe sikur po shkoje në një dasmë shqiptare në atdhe: me flamuj, me buzëqeshje, me muzikë e pritje vëllazërore.

Një pritje si në dasmat shqiptare

Kryesia e ansamblit, me dorë në zemër, i priste mysafirët duke u dëshiruar mirëseardhje. Ishte përkujdesur çdo detaj që programi të rridhte natyrshëm në natyrë: dy skena të ngritura, tavolina e karrige, një kënd i veçantë për fëmijë, e mbi të gjitha një atmosferë ku ndihej ngrohtësia familjare.

Edhe vizatime kishte në çdo tavolinë nga vetë fëmijët sikur kanë dashur të thonë, ne jemi e ardhmja e kombit, mos ke i frikë, ne do ta ruajmë gjuhën e bukur shqipe që e kanë ruajtur të parët tanë me shekuj. Flamuj kuq e zi, ushqime tradicionale, të përgaditura nga nënat e motrat mërgimtare, pije e embëlsira, gjithçka e bënte vendin të dukej si një botë tjetër – një Shqipëri e vogël e sjellë në Zvicër.

Mysafirët e nderit

Manifestimin e nderuan personalitete të rëndësishme:

  • Ambasadori i Maqedonisë së Veriut në Bernë, Shkëlqesia e tij z. Rexhep Demiri,
  • Shefi i misionit konsullor të Republikës së Kosovës në Cyrih, z. Vigan Berisha,
  • dr. Xhavit Lipaj, studiues i njohur për fushën e demencës,
  • Meti Krasniqi, kandidat për kryetar të Komunës së Gjakovës nga iniciativa qytetare “Ndryshe” dhe UDK,
  • Aktivisti i mirënjohur në diasporë e atdhe, Florim Useini

Përfaqësues të qendrës mediale

SAM24.info dhe nga Instituti Shkencor Helvetik i Evropës Juglindore në Cyrih.

Presidenti Zeqe Gashi falënderoi me zemër mysafirët dhe u shpreh se edhe natyra këtë ditë ishte me ansamblin, pasi shiu u ndal pikërisht në momentin e fillimit të festës.

Fjalët e ngrohta të mysafirëve

Ambasadori Demiri theksoi rëndësinë e ruajtjes së gjuhës e traditës, duke u shprehur:

“Jam shumë i lumtur që shoh këtu shqiptarë nga të gjitha trevat tona. Punohet me zemër e me shumë sakrificë për të ruajtur më të shtrenjtën – gjuhën dhe traditat tona – duke nderuar njëkohësisht mikpritjen zvicerane. Vazhdoni dhe mos u ndalni.”

Pas tij, z. Vigan Berisha vuri theksin te rinia shqiptare e lindur në Zvicër:

“Kur shoh të rinjtë tanë që këndojnë e vallëzojnë shqip, më mbushet zemra me shpresë. Është një dëshmi se lidhja me vendin e të parëve nuk do të shkeputet kurrë.”

Prof. dr. Xhavit Lipaj, për herë të dytë mysafir i ansamblit, tha se ndihej i nderuar që ishte mes tyre. Ndërsa Florim Useini dhe Meti Krasniqi falënderuan për ftesën dhe uruan suksese të mëtejshme.

Një festë për të gjithë – si një familje e madhe shqiptare

Atmosfera ishte e jashtëzakonshme: fëmijët luanin në grupin e tyre, të rriturit këndonin e vallëzonin, ndërsa kryesia kujdesej që mysafirët të kalonin sa më mirë. Ishte e pamundur të mos ndjeje mallin dhe dashurinë për atdheun. Shqiptarë nga Prizreni, Prishtina, Peja, Deçani, Istogu, Gjilani, Kamenica, Tetova, Gostivari, Kërçova, Presheva, Bujanoci e Tërnoci ishin mbledhur si një familje e madhe.

Secili kishte sjellë ushqime nga shtëpia: pite, flija, ëmbëlsira tradicionale, mish të pjekur në grill – një shtruarje tipike shqiptare ku i madh e i vogël këndonte e vallëzonte.

Kryetari Gashi për sam24.info theksoi se ansambli “Trojet” i ka besuar rinisë, e rezultatet po shihen: kuize, lojëra, valle, këngë dhe programe të përgatitura me përkushtim. “Ne nuk punojmë për fitim, por për të kontribuar në ruajtjen e kulturës sonë kombëtare. Fëmijët këtu janë si motra e vëllezër dhe kanë gjetur një shtëpi të dytë në këtë ansambël,” tha ai.

Zëri i prindërve dhe artistëve

Prindër të shumtë treguan me emocion për fëmijët e tyre në ansambël:

  • Ramiz Shala nga Prizreni kishte katër fëmijë nga mosha 15 deri 24 vjeç: “Me kënaqësi u kam thënë shkoni, dhe ata janë të lumtur.”
  • Bubekir Morina nga Gjilani kishte gjithashtu katër fëmijë, nga 7 deri 22 vjeç: “Jo vetëm fëmijët tanë kënaqen, por edhe ne prindërit. Falënderoj kryesinë që punon pa interes personal.”
  • Ensar Morina, i cili dikur ishte fëmijë i ansamblit, tani është përgjegjës i grupit të të rriturve.
  • Xhemail Morina kishte tre fëmijë të vegjël në ansambël: “Kur kanë ushtrime, mezi presin. Është gëzim edhe për ne prindërit.”

Këngëtari Bexhet Sallai solli me kitarën e tij këngë të vjetra plot kuptim, që bashkuan të gjithë në këngë dhe valle, duke sjellë mall e kujtime nga vitet studentore.

Një përmbyllje madhështore

Në fund, mysafirët u shprehën të mahnitur nga organizimi dhe premtuan mbështetje të mëtejshme për ansamblin. Fëmijët me veshje kombëtare, kuizi me pyetje nga historia e kultura shqiptare, buzëqeshjet dhe përqafimet vëllazërore e bënë këtë manifestim një dasmë të vërtetë kombëtare në diasporë.

Edhe gjesti modest i kryetarit Zeqe Gashi, që kërkoi që edhe fëmija më i vogël i ansamblit të thoshte “faleminderit” për mysafirët, ishte një shenjë e qartë se tek “Trojet” gjithkush ka vend, nga më i madhi deri te më i vogli. Ansambli “Trojet” nuk është thjesht një ansambël.

Është një atdhe i vogël i shpërndarë në mërgim, është një shkollë e gjuhës dhe traditës, është një familje e madhe që ka besim se për sa kohë të jetojë gjuha shqipe, do  të jetojë edhe ky ansambël

 

 

Swiss ALB Forum

Kontakt
Rreth Nesh

Përmbajtja e ueb-faqes dhe/apo platformave të tjera digjitale të Institutit Helvetik të Evropës Juglindore (helveticalforum.ch) mbrohet nga ligjet zvicerane dhe ndërkombëtare për të drejtën e autorit. Materialet dhe informacionet e natyrave të ndryshme nuk mund të shtypen apo kopjohen për qëllime përfitimi. Platforma, gjithashtu, nuk lejon përdorimin e përmbajtjes së saj në reklama, fushata e për qëllime të tjera komerciale. Kur të përdoret i plotë një shkrim nga platforma jonë , do të duhej që ta citoni drejt helveticalforum.ch. Nuk lejohet asesi që të ndryshohet, redaktohet për interesa të tjera, pra duhet të jetë origjinale. Kur të përdoren pjesë nga përmbajtja e një shkrimi, do të duhej përsëri të citohet burimi dhe përmbajtja të jetë origjinale. Kjo platformë mirëmbahet nga (Instituti Helvetik i Evropës Juglindore). Për informacione plotësuese, Ju lutemi kontaktoni në emailin e platformës info@helveticalforum.ch

  • Instituti
  • Ballina
  • Editorial
  • Sondazh
  • Aktualiteti
  • Përditshmëria e Diasporës
  • Gruaja Shqiptare e Diasporës
  • Rinia Shqiptare e Diasporës
  • Arsimi
  • Kultura
  • Mosha e Tretë
  • Hulumtime Shkencore
  • Atdheu në objektiv
  • Krijimtari
  • Biznesi
  • Sporti
  • Shpallje
  • HSS Video▶️
  • Foto Lajm

Na ndiqni përmes rrjeteve sociale

Cookies

Cookies help us deliver the best experience on our website. By using our website, you agree to the use of cookies.

Functional Always active
The technical storage or access is strictly necessary for the legitimate purpose of enabling the use of a specific service explicitly requested by the subscriber or user, or for the sole purpose of carrying out the transmission of a communication over an electronic communications network.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistics
The technical storage or access that is used exclusively for statistical purposes. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
The technical storage or access is required to create user profiles to send advertising, or to track the user on a website or across several websites for similar marketing purposes.
Manage options Manage services Manage {vendor_count} vendors Read more about these purposes
View preferences
{title} {title} {title}
  • Instituti
  • Ballina
  • Editorial
  • Sondazh
  • Aktualiteti
  • Përditshmëria e Diasporës
  • Gruaja Shqiptare e Diasporës
  • Rinia Shqiptare e Diasporës
  • Arsimi
  • Kultura
  • Mosha e Tretë
  • Hulumtime Shkencore
  • Atdheu në objektiv
  • Krijimtari
  • Biznesi
  • Sporti
  • Shpallje
  • HSS Video▶️
  • Foto Lajm
  • Deutsch
  • English

Kontakt
Rreth Nesh