Email: info@helveticalforum.ch
  • Deutsch
  • English
Advertisement
  • Instituti
  • Ballina
  • Editorial
  • Sondazh
  • Aktualiteti
  • Përditshmëria e Diasporës
  • Gruaja Shqiptare e Diasporës
  • Rinia Shqiptare e Diasporës
  • Arsimi
  • Kultura
  • Mosha e Tretë
  • Hulumtime Shkencore
  • Atdheu në objektiv
  • Krijimtari
  • Biznesi
  • Sporti
  • Shpallje
  • HSS Video▶️
  • Foto Lajm
  • Instituti
  • Ballina
  • Editorial
  • Sondazh
  • Aktualiteti
  • Përditshmëria e Diasporës
  • Gruaja Shqiptare e Diasporës
  • Rinia Shqiptare e Diasporës
  • Arsimi
  • Kultura
  • Mosha e Tretë
  • Hulumtime Shkencore
  • Atdheu në objektiv
  • Krijimtari
  • Biznesi
  • Sporti
  • Shpallje
  • HSS Video▶️
  • Foto Lajm
No Result
View All Result
Description of image
Home Aktualiteti

Dr. Bajram Rexhepi – Kryeministri i parë i Kosovës, një burrë shteti që la gjurmë të pashlyeshme

by administrator
09:32 21/08/25
in Aktualiteti
Dr. Bajram Rexhepi – Kryeministri i parë i Kosovës, një burrë shteti që la gjurmë të pashlyeshme
0
SHARES
6
VIEWS
Share on Facebook

Nga: Dashnim HEBIBI

Sot bëhen tetë vjet që ka ndërruar jetë ish-kryeministri i parë i Kosovës, Dr. Bajram Rexhepi – një personalitet i madh politik, human dhe kombëtar, që shënoi një epokë të re për vendin tonë.

Dr. Rexhepi, i lindur në Mitrovicë më 1954, do të mbahet mend si mjek i popullit, luftëtar i lirisë dhe burrë shteti i urtë që diti ta udhëheqë Kosovën në periudhën më të ndjeshme të pasluftës. Gjatë viteve 1998–1999, ai iu bashkua Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, duke kaluar muaj të tërë në male si mjek në Zonën Operative të Shalës. Ai nuk ishte thjesht një profesionist i shëndetësisë, por një njeri që vendosi jetën e tij në shërbim të popullit dhe luftës për liri.

Pas luftës, Dr. Bajram Rexhepi mori mbi vete përgjegjësi të mëdha publike: fillimisht si kryetar i Këshillit Bashkiak të Mitrovicës, më pas si kryetar i Mitrovicës së Jugut, dhe në vitin 2002 si Kryeministri i parë i Kosovës së pasluftës. Në atë periudhë delikate, kur vendi po formësonte institucionet e tij dhe po kërkonte identitetin e shtetit, ai ishte zëri i arsyes, i maturisë dhe i qetësisë.

Kujtimi im personal me të lidhet me një intervistë të veçantë më 11 qershor 2002, në Cyrih, për gazetën kombëtare Bota sot. Ishte ndër intervistat e para të tij si kryeministër. U shfaqëm dorë për dore në faqen e parë të gazetës, një moment që sot është kujtim i paharrueshëm. Ishte i qetë, i buzëqeshur, dhe më priti me respekt të rrallë.

Kur i tregova se isha redaktor për rubrikën Diaspora dhe se vija nga Lugina e Preshevës, më dha përgjigjet me një thjeshtësi të jashtëzakonshme, pa nxitim, me përkushtim. Më foli edhe për Luginën, duke treguar se i njihte mirë sfidat e saj. Kjo intervistë u bë pjesë edhe e librit tim Intervista në tranzicion, pjesa e II-të. Kujtimi i atij takimi është një pasuri shpirtërore që do ta ruaj për jetë.

Dr. Rexhepi nuk ishte vetëm kryeministër. Gjatë periudhës 2010–2014 ai shërbeu si Ministër i Brendshëm i Kosovës, duke mbrojtur rendin dhe sigurinë në një periudhë sfidash të shumta. Ishte një figurë që i përkiste brezit të burrave të thjeshtë e të ndershëm, që pushtetin nuk e panë si privilegj, por si detyrim ndaj popullit.

Ai ishte dhe mbetet shembull i njeriut që bashkoi në vetvete tri dimensione: humanizmin e mjekut, guximin e luftëtarit dhe maturinë e burrështetasit. Sot, tetë vjet pas ndarjes së tij nga jeta, kujtimi për Dr. Bajram Rexhepin mbetet i gjallë në zemrat e familjes, miqve dhe gjithë atyre që patën nderin ta njohin.

Ngushëllimet shkojnë për familjen e tij, për miqtë e bashkëpunëtorët e shumtë. Por mbi të gjitha, nderimi i shkon vetë Kosovës, e cila humbi një figurë të çmuar që do të kujtohet për jetë të jetëve.

Zoti e mëshiroftë dhe kujtimi i tij qoftë i përjetshëm!

Kujtim:

Ish-kryeministri i Kosovës, Bajram Rexhepi ka ndërruar jetë më 21.08.2017 në moshën 63 vjeçare në një spital në Turqi.

Ai fillimisht ishte shtruar në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës për trajtim shëndetësor,  por për shkak të gjendjes të rëndë më 25 prill ishte dërguar në Turqi.

Ndryshe, Bajram Rexhepi, kishte lindur më 3 qershor 1954 në Mitrovicë. Rexhepi kishte diplomuar në Fakultetin e Mjekësisë në Universitetin e Prishtinës në vitin 1979 dhe studimet pas-universitare i kishte përfunduar në Zagreb në vitin 1985.

Punoi për vite me radhë punoi si kirurg i përgjithshëm dhe specialist endoskopik në spitalin rajonal të Mitrovicës deri në vitin 1990.

Gjatë luftës më 1999 me Serbinë, Rexhepi i u bashkua Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe kaloi tre muaj në male duke shërbyer si mjek në zonën operative të Shalës.

Ndërkaq, më 2002 ishte zgjedhur kryeministër i parë i institucioneve të përkohshme vetëqeverise të Kosovës.

Saktësisht, më 4 mars të vitit 2002, pas tre muaj bisedimesh dhe me ndërmjetimin e kryeadministratorit të atëhershëm të Kosovës Michael Steiner, Kuvendi i Kosovës zgjodhi Bajram Rexhepin si Kryeministrin e parë të Kosovës dhe Ibrahim Rugovën si president. Rexhepi ka qenë ministër i Punëve të Brendshme.

Në periudhën e fundit, Rexhepi kishte lënë politikën dhe i ishte kthyer profesionit si kirurg në spitalin rajonal të Mitrovicës. Lavdi jetës dhe veprës së Tij! Do ta kujtojmë për jetë! (Foto nga intervista)

Swiss ALB Forum

Kontakt
Rreth Nesh

Përmbajtja e ueb-faqes dhe/apo platformave të tjera digjitale të Institutit Helvetik të Evropës Juglindore (helveticalforum.ch) mbrohet nga ligjet zvicerane dhe ndërkombëtare për të drejtën e autorit. Materialet dhe informacionet e natyrave të ndryshme nuk mund të shtypen apo kopjohen për qëllime përfitimi. Platforma, gjithashtu, nuk lejon përdorimin e përmbajtjes së saj në reklama, fushata e për qëllime të tjera komerciale. Kur të përdoret i plotë një shkrim nga platforma jonë , do të duhej që ta citoni drejt helveticalforum.ch. Nuk lejohet asesi që të ndryshohet, redaktohet për interesa të tjera, pra duhet të jetë origjinale. Kur të përdoren pjesë nga përmbajtja e një shkrimi, do të duhej përsëri të citohet burimi dhe përmbajtja të jetë origjinale. Kjo platformë mirëmbahet nga (Instituti Helvetik i Evropës Juglindore). Për informacione plotësuese, Ju lutemi kontaktoni në emailin e platformës info@helveticalforum.ch

  • Instituti
  • Ballina
  • Editorial
  • Sondazh
  • Aktualiteti
  • Përditshmëria e Diasporës
  • Gruaja Shqiptare e Diasporës
  • Rinia Shqiptare e Diasporës
  • Arsimi
  • Kultura
  • Mosha e Tretë
  • Hulumtime Shkencore
  • Atdheu në objektiv
  • Krijimtari
  • Biznesi
  • Sporti
  • Shpallje
  • HSS Video▶️
  • Foto Lajm

Na ndiqni përmes rrjeteve sociale

Cookies

Cookies help us deliver the best experience on our website. By using our website, you agree to the use of cookies.

Functional Always active
The technical storage or access is strictly necessary for the legitimate purpose of enabling the use of a specific service explicitly requested by the subscriber or user, or for the sole purpose of carrying out the transmission of a communication over an electronic communications network.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistics
The technical storage or access that is used exclusively for statistical purposes. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
The technical storage or access is required to create user profiles to send advertising, or to track the user on a website or across several websites for similar marketing purposes.
Manage options Manage services Manage {vendor_count} vendors Read more about these purposes
View preferences
{title} {title} {title}
  • Instituti
  • Ballina
  • Editorial
  • Sondazh
  • Aktualiteti
  • Përditshmëria e Diasporës
  • Gruaja Shqiptare e Diasporës
  • Rinia Shqiptare e Diasporës
  • Arsimi
  • Kultura
  • Mosha e Tretë
  • Hulumtime Shkencore
  • Atdheu në objektiv
  • Krijimtari
  • Biznesi
  • Sporti
  • Shpallje
  • HSS Video▶️
  • Foto Lajm
  • Deutsch
  • English

Kontakt
Rreth Nesh