1 C
Zurich
Wednesday, November 19, 2025
spot_img
spot_img

Shqipëria, atje ku dielli puth detin – një copë parajsë që nuk harrohet

Duhet ti lexosh

Nga: Dashnim HEBIBI

Dhërmi, 22 korrik – 2025 – Në brigjet e bukura të jugut shqiptar, mes dritës së diellit dhe kaltërsisë së pafundme të detit, lëvizin të qeta tragete dhe jahte luksoze. Nuk dimë kujt i përkasin, as kush pushon mbi to – dhe ndoshta as nuk ka rëndësi. Ajo që vlen është se Shqipëria po lulezon. Turizmi po merr krahë dhe mikpritja shqiptare po lë gjurmë në zemrat e të huajve.

Këtë e dëshmojnë edhe dy çifte të reja nga Zvicra, të cilët takuam në Dhërmi. Të ardhur nga Luzerni dhe Graubündeni, të buzëqeshur e të kënaqur, ndanë me ne përshtypjet e tyre për këtë copëz parajse mesdhetare:

“Na thanë se Shqipëria është e bukur, por nuk e kishim menduar kaq shumë. U mahnitëm. Çmimet janë të lira, njerëzit të ngrohtë, vera e mrekullueshme dhe peshku i freskët është si në tregjet e dikurshme të Italisë. Lëvizim lirshëm me veturën tonë mobile, ndalemi ku të duam. Dhe dielli… ai puth detin çdo mbrëmje si në një film të bukur.”

Hoteli Elysium në Dhërmi i ka mirëpritur me standarde të larta: pastërti shembullore, shërbim me klas dhe staf mikpritës që i bart tri herë në ditë drejt brigjeve më të bukura me makinat e hotelit. Asnjë zhurmë nëpër korridore, vetëm qetësi dhe kujdes.

Në brigjet e arta të jugut shqiptar, midis dritës së diellit dhe kaltërsisë magjike të Jonit, lulëzon një histori mikpritjeje dhe elegancë – në hotelin Elysium të Dhërmiut. I fshehur mes gjelbërimit dhe pamjes që të lë pa frymë, ky hotel me pesë yje po bëhet gjithnjë e më shumë zgjedhja e preferuar e turistëve të huaj.

Turistët nga Zvicra, të ardhur nga Luzerni dhe Graubündeni, rrëfejnë përvojën e tyre:

“Na mahniti gjithçka. Nga pastertia shembullore, te vera e shkëlqyer dhe peshku i freskët. Në Elysium na trajtuan si në shtëpinë tonë. Tri herë në ditë na shoqërojnë me makinat e hotelit drejt plazheve më të bukura. Qetësi absolute, staf profesional, gjithçka me klas.”

“Na kishin folur herët për Shqipërinë, por disa fjalë nuk ishin të mira. Sot e kuptojmë që ato ishin thjesht paragjykime apo ndoshta keqkuptime. Shqipëria është ndryshe – është një thesar i fshehur në zemër të Ballkanit. Të gjithë flasin anglisht apo italisht dhe ndihma vjen me buzëqeshje.”

Ata e përmbyllin rrëfimin me një premtim të ëmbël:

“Do të kthehemi patjetër. Nuk do ta ndërrojmë Shqipërinë me asnjë vend tjetër. Kur të kthehemi në Zvicër, do t’i qerasim miqtë tanë shqiptarë me nga një burrë të mirë – për mikpritjen, për këshillën, për zemrën që na dhanë.”

Dhe sot do të lundrojnë me anije, në shpella të fshehura që fshehin legjenda, kujtime dhe dritë. Pa koment – vetëm mrekulli. / SAM24.info

Foto nga Adi HEBIBI

- Reklama -spot_img

Më shumë artikuj

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

- Reklama -spot_img

Artikujt e fundit