1.3 C
Zurich
Tuesday, November 18, 2025
spot_img
spot_img

INSTAT: Shqiptarët po udhëtojnë më shumë. 2024, rritje me 43,4 përqind

Duhet ti lexosh

Viti 2024 solli një fluks në rritje të shqiptarëve që udhëtuan jashtë vendit. Udhëtimet jashtë Shqipërisë kanë shënuar një rritje të konsiderueshme prej 43.4%, krahasuar me vitin 2023.

Ajo që bie në sy në të dhënat e INSTAT është dominimi absolut i udhëtimeve për pushime dhe kohë të lirë (97.9%), ndërsa ato për biznes përbëjnë vetëm 2.1%.

Shqiptarët po duan të udhëtojnë sa më shumë. Pjesa dërrmuese udhëtojnë për qejf, preferojnë qëndrimet me 1 apo dy net”.

Pika më e lartë e sezonit u shënua në muajin gusht dhe dhjetor, duke reflektuar dy kulmet klasike: verën dhe fundvitin. Ndërkohë, një fakt interesant është zgjedhja në rritje e akomodimit në hotele.

Shqiptarët po preferojnë hotelet për t’u akomoduar dhe jo të qëndrojnë te familjarët. Sezonet epikut janë vera, festat e nëntorit dhe festat e fundvitit”.

Rritja e udhëtimeve dhe akomodimit jashtë Shqipërisë tregon jo vetëm dëshirën në rritje për të eksploruar destinacione turistike, por edhe një përmirësim të mundësive financiare të individëve, transmeton rtsh.

- Reklama -spot_img

Më shumë artikuj

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

- Reklama -spot_img

Artikujt e fundit