3.9 C
Zurich
Tuesday, November 18, 2025
spot_img
spot_img

Një himn i shpirtit shqiptar, një këngë që buron nga zemra e artistit të vërtetë, Valon Islamaj

Duhet ti lexosh

Përgaditi: Dashnim HEBIBI

Bernë, 10 korrik 2025 – Në një kohë ku muzika shpesh trumbeton shundin dhe kiçin, zëri i një artisti të vërtetë ngrihet si dritë mes zhurmës — Valon Islamaj, një këngëtar i merituar dhe shumë i nderuar, që i qëndron besnik këngës së mirëfilltë shqipe. Ai nuk këndon për fitim apo lavdi të lehtë, por për ta mbajtur gjallë shpirtin e këngës dhe për t’i dhuruar publikut tinguj që frymëzojnë, ngrohin dhe kujtojnë.

Me një zë të mrekullueshëm dhe një modestí që e bën edhe më të madh në artin e tij, Valoni jeton dhe krijon në Zvicër, ku vazhdon të jetë pasuri e çmuar e kulturës shqiptare në diasporë. I njohur jo vetëm si këngëtar por edhe si mjeshtër i instrumenteve — ku kitara dhe tashmë edhe violina bëhen zgjatime të shpirtit të tij muzikor — ai sjell një tjetër perlë emocionale me këngën e tij të re “Heroina e shtëpisë sime”.

Kjo këngë, bazuar në një ngjarje të vërtetë, është një himn për nënën shqiptare, për sakrificën, për dashurinë dhe qëndresën. Klipi i realizuar në Zvicër përçon autenticitet dhe ngrohtësi familjare, me praninë e njerëzve të dashur që i japin jetë dhe kuptim mesazhit të këngës.

Muzika dhe Orkestrimi: Hekuran Krasniqi
Teksti: Xhavit Bujupi
Violina: Tori Morina
Producent: Heki

Kënga “Heroina e shtëpisë sime” është më shumë se një krijim artistik — është një dëshmi se arti i mirëfilltë shqiptar jeton dhe mbijeton, falë artistëve si Valon Islamaj.

Ai nuk është thjesht këngëtar, por një përfaqësues i denjë i trashëgimisë sonë kulturore, që vazhdon të nderojë gjuhën, traditën dhe shpirtin kombëtar në shumë promovime edhe ate pa honorare e në aktivite dhe ngjarje në diasporë.

E urojmë për këtë këngë të jashtëzakonshme dhe presim me padurim edhe krijime të tjera që lënë gjurmë në pavdekësinë e artit tonë kombëtar.

Për më shumë e keni linkun:

https://www.youtube.com/watch?v=FxqKUkCbRUE

- Reklama -spot_img

Më shumë artikuj

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

- Reklama -spot_img

Artikujt e fundit