spot_img
BallinaAktualitetiSHBA sot feston Ditën e Pavarësisë

SHBA sot feston Ditën e Pavarësisë

-

Shtetet e Bashkuara të Amerikës festojnë sot Ditën e Pavarësisë, që shënon 249-vjetorin e shpalljes së pavarësisë së tyre nga Mbretëria e Bashkuar.

Me shpalljen e Deklaratës së Pavarësisë më 4 Korrik 1776, 13 kolonitë e Amerikës së Veriut e shpallën pavarësinë dhe filloi një udhëtim i ri i tyre në një shtet të përbashkët.

Kushtetuta amerikane, e cila u nënshkrua në vitin 1787, u vendos si bazë për strukturën dhe funksionimin e qeverisë së tyre, duke e ndarë atë në tre degë themelore: ekzekutive, legjislative dhe juridike. Presidenti, Kongresi dhe Gjykata e Lartë formojnë këtë piramidë shtetërore.

Dita e Pavarësisë festohet në SHBA me parada madhështore, aktivitete familjare dhe spektakle të fishekzjarreve që shënojnë këtë datë të rëndësishme në historinë e kombit amerikan, transmeton rtk.

Loading posts…

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

- Reklama -spot_img

Duhet ti lexosh

Promovohet libri “Lufta dhe shqiptarët” i Dr. Pëllumb Qazimit në Lubjanë

0
Përgatiti Dashnim HEBIBI Lubjanë, 02 tetor 2026 – Në organizim të Shoqatës Kulturore “Migjeni” të Lubjanës u zhvillua promovimi i librit “Lufta dhe shqiptarët” të autorit Dr. Pëllumb Qazimi, një aktivitet kulturor...