spot_img
BallinaAtdheuOVL-UÇK: Mbështetja e SHBA-së, vendimtare në rrugëtimin drejt lirisë

OVL-UÇK: Mbështetja e SHBA-së, vendimtare në rrugëtimin drejt lirisë

-

Organizata e Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës ka uruar dhe ka shprehur mirënjohjen e përjetshme për popullin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, me rastin e 4 Korrikut – Ditës së Pavarësisë së SHBA-së.

Përmes një njoftimi për medie, OVL-UÇK thekson se populli amerikan ka qenë gjithmonë përkrah nesh në momentet më të rënda historike.

”Mbështetja e SHBA-së ka qenë vendimtare në rrugëtimin tonë drejt lirisë dhe shtetësisë, dhe roli i saj mbetet i pazëvendësueshëm për Kosovën”, thuhet në njoftim.

Tutje, OVL-UÇK shpreh mirënjohje të veçantë edhe ushtarëve amerikanë që shërbejnë sot në Kosovë, për përkushtimin, profesionalizmin dhe kontributin e tyre të përditshëm për paqe dhe siguri.

”Ne, ish-ushtarët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, jemi gjithmonë ushtarë të lirisë dhe, në zemrën tonë, jemi gjithmonë ushtarë të Amerikës. Kurdo që nevoja e drejtësisë, paqes apo miqësisë së sinqertë e kërkon, jemi të gatshëm të qëndrojmë përkrah SHBA-së. Zoti e bekoftë Amerikën! Gëzuar 4 Korrikun!”, thuhet në fund të njoftimit, transmeton rtk.

Loading posts…

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

- Reklama -spot_img

Duhet ti lexosh

Promovohet libri “Lufta dhe shqiptarët” i Dr. Pëllumb Qazimit në Lubjanë

0
Përgatiti Dashnim HEBIBI Lubjanë, 02 tetor 2026 – Në organizim të Shoqatës Kulturore “Migjeni” të Lubjanës u zhvillua promovimi i librit “Lufta dhe shqiptarët” të autorit Dr. Pëllumb Qazimi, një aktivitet kulturor...