Kryeministri në detyrë Albin Kurti ka thënë se në kuadër memorandumit që kanë me Këshillin Kombëtar Shqiptar, do të ndajnë 626,400 euro për studentët e Luginës.
Kurti gjatë mbledhjes së Qeevrisë u shpreh se kjo vjen si mbështetje për arsimin dhe lobimin institucional për shqiptarët në Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë, duke përfshirë bursa për studentë, mbështetje për nxënësit dhe financim të aktiviteteve lobuese dhe avokuese në nivel ndërkombëtar. Tutje ai tha se “gjatë qeverisë sonë jemi siguruar që lidhja jonë dhe kujdesi për shqiptarët e Luginës, të jetë institucional dhe financiar. Ky vendim sot, është dëshmia e radhës”. Ai po ashtu foli edhe për Samitin e 34-të i NATO-s që u mbajt në Hagë të Holandës, transmeton telegrafi.