7.8 C
Zurich
Saturday, April 18, 2026
spot_img
spot_img

POSTIMET E FUNDIT

Osmani shprehu mirënjohjen e qytetarëve të Kosovës për rolin e Hungarisë brenda misionit të KFOR-it

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, është takuar sot me Presidentin e Hungarisë, Tamás Sulyok, ku u diskutua për thellimin e partneritetit ndërmjet dy shteteve.

Në qendër të bisedës ishte potenciali i madh për rritjen e bashkëpunimit dypalësh në fusha të ndryshme, ndërsa Presidentja Osmani ritheksoi përkushtimin e Kosovës për të hapur kapituj të rinj në marrëdhëniet me Hungarinë.

Gjatë takimit, Osmani shprehu mirënjohjen e qytetarëve të Kosovës për rolin e Hungarisë brenda misionit të KFOR-it, për mbështetjen e vazhdueshme ndaj studentëve kosovarë ndër vite, si dhe për iniciativat që kanë forcuar lidhjet mes dy vendeve, transmeton rtk.

Latest Posts

spot_imgspot_img

MOS I HUMB