Ky anëtarësim i rëndësishëm zgjidh përfundimisht çështjen shumëvjeçare të mosnjohjes së barkodeve të Kosovës në tregjet ndërkombëtare.
Oda Ekonomike e Kosovës thotë se ky sukses i rëndësishëm është arritur falë përkushtimit të ekipit të tyre dhe bashkëpunimit të shkëlqyer me stafin e GS1.
“Nga ky moment e tutje, produktet dhe shërbimet tuaja do të identifikohen me barkode të njohura globalisht. Kjo nënkupton që ofertat tuaja do të kenë një identitet të pranuar ndërkombëtarisht dhe, si rrjedhojë, një vlerë të shtuar në tregun global — falë anëtarësimit në GS1”, thuhet në komunikatën e OEK.
Në njoftim drejtuar bizneseve, është bërë e ditur se së shpejti do të ofrohen udhëzime të detajuara për zbatimin e barkodeve të reja GS1 Kosovë, njofton rtk,