Email: info@helveticalforum.ch
  • Deutsch
  • English
Advertisement
  • Instituti
  • Ballina
  • Editorial
  • Sondazh
  • Aktualiteti
  • Përditshmëria e Diasporës
  • Gruaja Shqiptare e Diasporës
  • Rinia Shqiptare e Diasporës
  • Arsimi
  • Kultura
  • Mosha e Tretë
  • Hulumtime Shkencore
  • Atdheu në objektiv
  • Krijimtari
  • Biznesi
  • Sporti
  • Shpallje
  • HSS Video▶️
  • Foto Lajm
  • Instituti
  • Ballina
  • Editorial
  • Sondazh
  • Aktualiteti
  • Përditshmëria e Diasporës
  • Gruaja Shqiptare e Diasporës
  • Rinia Shqiptare e Diasporës
  • Arsimi
  • Kultura
  • Mosha e Tretë
  • Hulumtime Shkencore
  • Atdheu në objektiv
  • Krijimtari
  • Biznesi
  • Sporti
  • Shpallje
  • HSS Video▶️
  • Foto Lajm
No Result
View All Result
Description of image
Home Aktualiteti

“Shpejtim Pasjaqa: Zëri i heshtur i artit që lidhet mes Kosovës dhe Zvicrës”

by administrator
12:19 07/06/25
in Aktualiteti, Rinia Shqiptare e Diasporës
“Shpejtim Pasjaqa: Zëri i heshtur i artit që lidhet mes Kosovës dhe Zvicrës”
0
SHARES
5
VIEWS
Share on Facebook

/ Intervistoi: Dashnim HEBIBI / 

Intervistë me Shpejtim Pasjaqën – aktor i diplomuar nga Akademia IFTP në Zvicër-Cyrih- Prizren

„Në Prizren kam mësuar shumë – si të debatoj me mendim, si të komunikoj pa ngritur zërin, si të jem më i vetëdijshëm për historinë e artit. Ligjëratat e profesorëve tanë, si prof. Adem Kicaj, prof. Fiza Ramadanit, prof. Besnik Rrahmanit, prof. Albert Dan Çelit dhe asistenti i humorit Sevdai Rodogoshi – Qumili, ishin jashtëzakonisht frymëzuese. Prof. Enver Petrivci për mua është një figurë emblematike e kësaj akademie. Në lëndën e mjeshtërisë së aktorit, nën drejtimin e prof. Kicajt, kemi larguar patetiken dhe jemi formuar si aktorë me ndjenjë të thellë e të sinqertë“, na tha ndër të tjera z.Pasjaqa.

Shpejtim Pasjaqa është një artist i ri nga Kosova, që rrallë bën zhurmë, por gjithmonë reflekton përkushtim, karakter dhe dashuri për kulturën shqiptare. Aktiv në vendlindje, ai mban lidhje të ngushta me mërgatën shqiptare dhe është duke kontribuar së fundmi në projektin për ngritjen e bustit të aktorit legjendar Aleksandër Moisiu në Morcote të Zvicrës, së bashku me profesorin e tij. I apasionuar pas artit dhe edukimit, Shpejtimi ka vetëm pak ditë që ka diplomuar në shkollën e aktrimit IFTP në Prizren, nën drejtimin e aktorit të njohur Adem Kicaj.

Shpejtim Pasjaqa është një djalë i fjalës, i besës dhe shumë familjar.

Ai gëzon raporte të shkëlqyera me shumë personalitete nga fusha të ndryshme dhe ka pasur mundësinë të takojë e bashkëbisedojë me shumë prej tyre. Me një natyrë të përulur dhe të përkushtuar, ai punon në Aeroportin e Prishtinës për të mbajtur familjen dhe veten, por këtë detyrë e ushtron me shumë zemër dhe dashuri. Nuk mungon asnjëherë, është jashtëzakonisht i përpiktë dhe gjithmonë i gatshëm të ndihmojë të tjerët.

Shpejtimi respekton pa masë mërgimtarët shqiptarë dhe ka krijuar lidhje të forta me ta. Ai ka miq aktorë në Zvicër dhe Zvicrën e ka në zemër. Është aktiv në jetën artistike atje dhe bashkëpunon ngushtë me presidentin e shkollës së aktrimit IFTP me qendër në Zvicër, profesor Adem Kicaj, me të cilin punon gjithashtu edhe në degën e kësaj shkolle në Prizren të Kosovës. Besohet se shumë shpejt, Shpejtimi do të jetë pjesë edhe e hapjes së kësaj akademie në Prishtinë.

Ai nuk i do rrahjet e gjoksit, nuk kërkon merita të panevojshme dhe nuk pret që t’i thuhen lëvdata në sy – sepse ai e do punën thellësisht dhe e kryen me përkushtim të sinqertë. Ky është Shpejtim Pasjaqa: një artist që jeton me artin dhe që i shërben komunitetit me përulësi, dinjitet dhe dashuri të thellë për kulturën shqiptare.

Sot, ai flet për herë të parë për rrugëtimin e tij dhe ëndrrat që ka për të ardhmen në skenën filmike dhe teatrale.

Z. Pasjaqa, së pari urime për diplomimin në shkollën e aktrimit IFTP, dega në Prizren. Si e vlerësoni këtë përvojë dhe sa mendoni se do t’ju ndihmojë në ndërtimin e një karriere në fushën e filmit në Kosovë apo jashtë saj?

Faleminderit shumë për urimin, zoti Dashnim. Ju nderon profesionalizmi juaj si krijues, intelektual dhe përkrahës i artit nëpërmjet portalit tuaj të çmuar. Unë kam ndjekur shkollën e aktrimit që katër vite, duke marrë pjesë kohë pas kohe në ligjërata edhe në Zvicër dhe temën e diplomës e mbrojta në Cyrih para komisionit i drejtuar nga Prof.Adem Kicaj. Mirëpo, profesori Adem Kicaj e solli si dhuratë Akademinë IFTP edhe në Prizrenin e bukur. Jam pjesë e gjeneratës së parë që diplomon në këtë degë, në klasën e profesorit Kicaj. Kjo akademi ndërkombëtare më ka motivuar fuqishëm që të vazhdoj rrugën time si aktor profesionist dhe të mos ndalem, qoftë në kinemanë vendore apo edhe ndërkombëtare.

Nëse do të kishe mundësi të zgjidhje, çfarë lloj roli do të dëshiroje të interpretoje në një film? A ke ndonjë zhanër të preferuar?

Zhanri im i preferuar është drama. Më tërheqin shumë rolet heroike dhe pozitive – ato që bartin mesazhe të mëdha dhe që shërbejnë si frymëzim për publikun.

A ke pasur ndonjë përvojë të mëhershme në filma apo projekte artistike para studimeve?

Po, para studimeve kam marrë pjesë në disa projekte dokumentare dhe spote filmike me temë heroike, veçanërisht për heronjtë e Prekazit si Dajë Osman Gecin. Kam pasur edhe përfshirje në projekte të tjera filmike dhe artistike si Dasma e Maleve.

Përveç artit, a ke një profesion tjetër që ushtron aktualisht? Si e balancon atë me pasionin për aktrimin?

Po, përveç artit, punoj në Aeroportin e Prishtinës, në shërbimet për nisjen e fluturimeve të aeroplanëve. Balancimi nuk është i lehtë, por kur ke pasion për aktrimin, çdo pengesë bëhet e përballueshme.

A mund të na japësh një përmbledhje të shkurtër biografike për veten – prejardhja, edukimi dhe rruga drejt artit?

Unë jam Shpejtim Pasjaqa, vij nga një familje e thjeshtë e përparimtare nga Drenasi i Drenicës. Që i vogël e kam dashur artin dhe gjithmonë e kam ndjerë brenda vetes thirrjen për t’u shprehur përmes tij.

Si e përjetove kohën në shkollën e aktrimit IFTP në Prizren? Çfarë mësove aty që nuk do ta harrosh kurrë?

Në Prizren kam mësuar shumë – si të debatoj me mendim, si të komunikoj pa ngritur zërin, si të jem më i vetëdijshëm për historinë e artit. Ligjëratat e profesorëve tanë, si prof. Adem Kicaj, prof. Fiza Ramadanit, prof. Besnik Rrahmanit, prof. Albert Dan Çelit dhe asistenti i humorit Sevdai Rodogoshi – Qumili, ishin jashtëzakonisht frymëzuese. Prof. Enver Petrivci për mua është një figurë emblematike e kësaj akademie. Në lëndën e mjeshtërisë së aktorit, nën drejtimin e prof. Kicajt, kemi larguar patetiken dhe jemi formuar si aktorë me ndjenjë të thellë e të sinqertë.

A ke pasur kontakte apo bashkëpunime me degën e IFTP-së në Zvicër dhe ndonjë nga aktorët apo regjisorët atje?

Po, kam kryer dy semestra në Zürich dhe kam pasur mundësi të mësoj nga profesionistë të fushës si skenaristi zviceran Ivan Siegenthaler dhe aktori Fikrim Morina në lëndën e dikcionit. Gjithashtu, kam ndjekur orë në koreografi dhe artin e luftimit me shpatë me koreografin Arsim Berisha. Ishte kënaqësi e veçantë të mësoj nga ta.

Aktualisht jeni pjesë e një projekti shumë domethënës – vendosja e bustit të Aleksandër Moisiut në Morcote të Zvicrës. Si nisi ky projekt dhe deri ku ka arritur realizimi?

Projekti për Aleksandër Moisiun më është prezantuar nga profesori im, Adem Kicaj, gjatë ligjëratave në Zürich. Iniciativa ka ardhur nga një grup artdashësish të përkushtuar: Dashnim Hebibi, Adem Kicaj, Musa Sylejmani, Remzi Durmishi dhe shumë të tjerë, përfshirë mikun tim Agon Qosa – i cili është edhe profesor dhe skulptor. Ai ka pranuar me vullnet të lirë të punojë bustin e Aleksandër Moisiut, pa pagesë për punën e tij – kërkon vetëm që materiali të mbulohet. Busti është realizuar 80% dhe tani presim dritën e gjelbër për ta vendosur atë në Morcote. Është një projekt që na nderon të gjithëve.

A ka ndonjë projekt konkret filmik ku do të të shohim së shpejti? A jeni duke punuar në ndonjë rol të ri?

Po, aktualisht jam duke punuar me prof. Adem Kicën në një pjesë monologjike filmike. Për momentin, nuk mund të jap më shumë detaje, por është një projekt shumë i veçantë dhe shpresoj të vijë së shpejti para publikut.

Sipas jush, pse është e rëndësishme për të rinjtë në Kosovë të ndjekin shkollimin në një institucion si IFTP? Çfarë përparësish ofron kjo shkollë krahasuar me të tjerat?

Akademia IFTP të aftëson 100% të bëhesh aktor i mirëfilltë. Të përgatit me plot kuptimin e fjalës. Të jep horizont të gjerë, duke përfshirë të gjashtë artet dhe filmin si artin e shtatë. Është një shkollë që nuk prodhon vetëm aktorë, por artistë me vizion dhe shpirt.

Ju faleminderit edhe njëherë dhe mirupafshim.

Kënaqësi edhe për mua që bashkëbisedova dhe të njofta personalisht dhe ju uroj shumë suksese.

SAM24.info

Swiss ALB Forum

Kontakt
Rreth Nesh

Përmbajtja e ueb-faqes dhe/apo platformave të tjera digjitale të Institutit Helvetik të Evropës Juglindore (helveticalforum.ch) mbrohet nga ligjet zvicerane dhe ndërkombëtare për të drejtën e autorit. Materialet dhe informacionet e natyrave të ndryshme nuk mund të shtypen apo kopjohen për qëllime përfitimi. Platforma, gjithashtu, nuk lejon përdorimin e përmbajtjes së saj në reklama, fushata e për qëllime të tjera komerciale. Kur të përdoret i plotë një shkrim nga platforma jonë , do të duhej që ta citoni drejt helveticalforum.ch. Nuk lejohet asesi që të ndryshohet, redaktohet për interesa të tjera, pra duhet të jetë origjinale. Kur të përdoren pjesë nga përmbajtja e një shkrimi, do të duhej përsëri të citohet burimi dhe përmbajtja të jetë origjinale. Kjo platformë mirëmbahet nga (Instituti Helvetik i Evropës Juglindore). Për informacione plotësuese, Ju lutemi kontaktoni në emailin e platformës info@helveticalforum.ch

  • Instituti
  • Ballina
  • Editorial
  • Sondazh
  • Aktualiteti
  • Përditshmëria e Diasporës
  • Gruaja Shqiptare e Diasporës
  • Rinia Shqiptare e Diasporës
  • Arsimi
  • Kultura
  • Mosha e Tretë
  • Hulumtime Shkencore
  • Atdheu në objektiv
  • Krijimtari
  • Biznesi
  • Sporti
  • Shpallje
  • HSS Video▶️
  • Foto Lajm

Na ndiqni përmes rrjeteve sociale

Cookies

Cookies help us deliver the best experience on our website. By using our website, you agree to the use of cookies.

Functional Always active
The technical storage or access is strictly necessary for the legitimate purpose of enabling the use of a specific service explicitly requested by the subscriber or user, or for the sole purpose of carrying out the transmission of a communication over an electronic communications network.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistics
The technical storage or access that is used exclusively for statistical purposes. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
The technical storage or access is required to create user profiles to send advertising, or to track the user on a website or across several websites for similar marketing purposes.
Manage options Manage services Manage {vendor_count} vendors Read more about these purposes
View preferences
{title} {title} {title}
  • Instituti
  • Ballina
  • Editorial
  • Sondazh
  • Aktualiteti
  • Përditshmëria e Diasporës
  • Gruaja Shqiptare e Diasporës
  • Rinia Shqiptare e Diasporës
  • Arsimi
  • Kultura
  • Mosha e Tretë
  • Hulumtime Shkencore
  • Atdheu në objektiv
  • Krijimtari
  • Biznesi
  • Sporti
  • Shpallje
  • HSS Video▶️
  • Foto Lajm
  • Deutsch
  • English

Kontakt
Rreth Nesh