3.9 C
Zurich
Tuesday, November 18, 2025
spot_img
spot_img

Përgjegjësia morale për dështimin institucional në Kosovë

Duhet ti lexosh

/ Nga: Prof. Dr. Xhavit LIPAJ, Andermatt /

MANIFESTI I MARRES

Përgjegjësia morale për dështimin institucional në Kosovë

Unë, si qytetar, si prind, si profesor, si shqiptar që nuk e duron më turpin e radhës, shpreh thellësisht zhgënjimin moral dhe indinjatën qytetare për dështimin e njëpasnjëshëm, 20 herë radhazi, për të zgjedhur Kryeparlamentarin e Republikës së Kosovës. Ky dështim nuk është më as politik, as teknik.

Kjo është tallje me shtetin, me votuesit, me popullin.

Deputetë të Kuvendit:

Nuk keni të drejtë të heshtni, kur populli flet.

Nuk keni të drejtë të pazargjoni, kur shteti pret.

Nuk keni të drejtë të zhgënjeni, kur jeni zgjedhur.

Në emrin tim, unë nuk pranoj më të përfaqësohem nga askush që nuk përfaqëson askënd.

Në emrin tim, kërkoj:

Llogaridhënie publike për këtë bllokim të turpshëm institucional.

Vetë reflektim dhe ndjesë publike nga të gjitha partitë politike.

Mobilizim qytetar, për të mos lejuar më që loja me pushtetin të zëvendësojë përgjegjësinë.

Kjo nuk është deklaratë.

Ky është apel njerëzor.

Që ne, si shoqëri, të mos jetojmë më me turpin që nuk e meritojmë.

Me nderim e përgjegjësi

- Reklama -spot_img

Më shumë artikuj

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

- Reklama -spot_img

Artikujt e fundit