Email: info@helveticalforum.ch
  • Deutsch
  • English
Advertisement
  • Instituti
  • Ballina
  • Editorial
  • Sondazh
  • Aktualiteti
  • Përditshmëria e Diasporës
  • Gruaja Shqiptare e Diasporës
  • Rinia Shqiptare e Diasporës
  • Arsimi
  • Kultura
  • Mosha e Tretë
  • Hulumtime Shkencore
  • Atdheu në objektiv
  • Krijimtari
  • Biznesi
  • Sporti
  • Shpallje
  • HSS Video▶️
  • Foto Lajm
  • Instituti
  • Ballina
  • Editorial
  • Sondazh
  • Aktualiteti
  • Përditshmëria e Diasporës
  • Gruaja Shqiptare e Diasporës
  • Rinia Shqiptare e Diasporës
  • Arsimi
  • Kultura
  • Mosha e Tretë
  • Hulumtime Shkencore
  • Atdheu në objektiv
  • Krijimtari
  • Biznesi
  • Sporti
  • Shpallje
  • HSS Video▶️
  • Foto Lajm
No Result
View All Result
Description of image
Home Aktualiteti

Shoqata “Gjergj Kastrioti” – një shembull frymëzues i ruajtjes së identitetit kombëtar shqiptar në Zvicër

by administrator
06:45 14/05/25
in Aktualiteti, Përditshmëria e Diasporës, Rinia Shqiptare e Diasporës
Shoqata “Gjergj Kastrioti” – një shembull frymëzues i ruajtjes së identitetit kombëtar shqiptar në Zvicër
0
SHARES
6
VIEWS
Share on Facebook

/ Intervistoi: Dashnim HEBIBI, Dietikon / 

Intervistë me z. Agim Pepaj, kryetar i Shoqatës “Gjergj Kastrioti” në Bülach

Me rastin e 620-vjetorit të lindjes së Heroit tonë Kombëtar, Gjergj Kastrioti Skënderbeu

“Shtetet tona duhet të marrin me më shumë seriozitet çështjen e arsimit plotësues në gjuhën shqipe. Duhet të ketë mbështetje më të madhe institucionale për ansamblet, shoqatat dhe aktivitetet kulturore që zhvillohen në diasporë. Pa këtë përkrahje, rrezikojmë që identiteti ynë të zbehet me kalimin e brezave”, na tha ndër të tjera z.Pepaj.

Në zemër të diasporës shqiptare në Zvicër, një grup veprimtarësh të përkushtuar po mbajnë gjallë kujtimin, veprën dhe frymën e Kryeheroit Kombëtar, Gjergj Kastrioti Skënderbeu. Shoqata “Gjergj Kastrioti” në Bülach, e themeluar në vitin 2018, është një nga organizatat më aktive që punon pa u lodhur për ruajtjen e identitetit kombëtar, veçanërisht ndër brezat e rinj shqiptarë që lindin dhe rriten jashtë trojeve amtare.

Me këtë rast, kemi kënaqësinë të zhvillojmë një intervistë me z. Agim Pepaj, kryetar i kësaj shoqate, i cili na tregon për rrugëtimin e tyre, aktivitetet, sfidat dhe vizionin për të ardhmen.

Z. Pepaj, kur dhe si e themeluat Shoqatën “Gjergj Kastrioti”?

Shoqata u themelua në vitin 2018, duke përkuar me 550-vjetorin e kalimit në amshim të Skënderbeut dhe vitin mbarëkombëtar të tij. Ishte një moment historik për shqiptarët kudo që ndodhen dhe ne e pamë të domosdoshme që edhe në Zvicër të kishim një shoqatë e cila do të merrej në mënyrë të dedikuar me ruajtjen dhe promovimin e figurës së Gjergj Kastriotit Skënderbeut.

Cilat janë aktivitetet kryesore që keni realizuar që nga themelimi?

Filluam në vitin 2019 me mbështetjen e organizimit të ditëlindjes së Skënderbeut në Brekoc, Gjakovë. Pandemia COVID-19 ndikoi në periudhën 2020-2022, duke kufizuar aktivitetet fizike, por kjo nuk e ndali angazhimin tonë. Ne vazhduam me vizita dhe pjesëmarrje në evente të ndryshme, gjithmonë duke promovuar figurën e Heroit tonë.

Në maj 2023 organizuam promovimin e librit të autorit Gjon Keka, “Bibliografia e Gjergj Kastriotit Skënderbeut”. Në tetor 2022 morëm pjesë në inaugurimin e obeliskut të Skënderbeut në Trento, Itali. Viti 2024 ka qenë veçanërisht aktiv: bashkëorganizim i koncertit për mbledhje fondesh për shtatoren në Hora e Arbëreshëve në Sicili, ndihmë në organizimin dhe financimin (modest) të vendosjes së shtatores në Gjakovë, dhe organizimi i simpoziumit ndërkombëtar “Gjergj Kastrioti – mbrojtës i civilizimit europian”, me pjesëmarrjen e studiuesve shqiptarë nga Europa dhe trojet.

Në gusht 2024 ishim gjithashtu të angazhuar në organizimin dhe financimin e vendosjes së shtatores së Skënderbeut në Hora e Arbëreshëve në Sicili.

Përveç këtyre, kemi bërë shumë vizita simbolike në vende të rëndësishme për historinë tonë kombëtare si Kruja, Lezha, Prekazi, si dhe bashkëpunojmë me shoqata të tjera shqiptare në Zvicër.

Cili është misioni dhe qëllimi kryesor i Shoqatës “Gjergj Kastrioti”?

Misioni ynë është i qartë dhe i pandryshueshëm: ruajtja dhe promovimi i jetës dhe veprës së Skënderbeut tek shqiptarët, sidomos brezat e rinj, dhe po ashtu edhe tek zviceranët dhe komunitetet tjera që jetojnë këtu. Duam që fëmijët tanë të mos harrojnë rrënjët e tyre, të dinë kush ishin paraardhësit e tyre dhe të krenohen me historinë tonë.

Çfarë ju dallon nga shoqatat e tjera kulturore shqiptare në Zvicër?

Ndryshe nga shumë shoqata të tjera që kanë aktivitete të ndryshme kulturore, ne jemi të fokusuar ekskluzivisht në jetën dhe veprën e Gjergj Kastriotit Skënderbeut. Kjo e bën angazhimin tonë më të thelluar dhe më të qëndrueshëm në këtë drejtim.

Si është bashkëpunimi juaj me ambasadat shqiptare?

Me Ambasadat tona, veçanërisht me Ambasadën e Republikës së Kosovës dhe znj. Shukrije Ramadani, kemi një bashkëpunim shumë të mirë moral. Një ndihmë e veçantë vjen nga Konsullata e Kosovës në Cyrih, përmes z. Vigan Berisha, i cili gjithmonë ka qenë pranë nesh.

Na tregoni më shumë për manifestimin e madh që po përgatitni për 18 majin 2025.

Me rastin e 620-vjetorit të lindjes së Skënderbeut, këtë vit kemi vendosur të organizojmë një ekspozitë pamore kushtuar Heroit tonë, ku do të paraqiten piktura, skulptura dhe grafika që përshkruajnë jetën dhe veprën e tij. Kjo ngjarje do të jetë një mundësi për të bashkuar artistë shqiptarë nga Lugina, Maqedonia e Veriut (Ilirida), Kosova, Shqipëria dhe diaspora në Itali, Francë, Gjermani dhe Zvicër.

Sa aktivitete organizoni gjatë një viti dhe si është bashkëpunimi me shoqatat e tjera?

Ne si shoqatë organizojmë çdo vit një aktivitet të madh në muajin maj, në përputhje me ditëlindjen e Skënderbeut. Përveç kësaj, ne mbështesim dhe bashkëpunojmë ngushtë me shoqata të tjera si Ansambli “Vatra”, “Hora e Skënderbeut”, Shoqata “Bashkimi” dhe shumë të tjera.

Si e shihni gjeneratën e tretë dhe të katërt të shqiptarëve në Zvicër?

Ne e shohim me shqetësim rrezikun e asimilimit. Prandaj është e domosdoshme që si komunitet të punojmë pandërprerë për ruajtjen e gjuhës, kulturës dhe historisë sonë. Kjo është mënyra e vetme që fëmijët tanë të mos shkëputen nga rrënjët e tyre, duke qenë njëkohësisht të integruar në shoqërinë zvicerane.

Çfarë i mungon diasporës dhe çfarë duhet bërë urgjentisht nga shtetet tona?

Shtetet tona duhet të marrin me më shumë seriozitet çështjen e arsimit plotësues në gjuhën shqipe. Duhet të ketë mbështetje më të madhe institucionale për ansamblet, shoqatat dhe aktivitetet kulturore që zhvillohen në diasporë. Pa këtë përkrahje, rrezikojmë që identiteti ynë të zbehet me kalimin e brezave.

A mendoni se diaspora kujtohet vetëm gjatë fushatave zgjedhore?

Fatkeqësisht, kjo është një e vërtetë e dhimbshme. Megjithatë, besojmë se duhet të krijohen mekanizma institucionalë që të merren në mënyrë të vazhdueshme me diasporën, pavarësisht cikleve zgjedhore apo përkatësisë politike.

Si janë marrëdhëniet tuaja me institucionet zvicerane?

Me miqtë tanë zviceranë kemi marrëdhënie shumë të mira. Sa i përket institucioneve, deri më tani nuk kemi pasur ndonjë bashkëpunim të theksuar, përveçse përfitimeve që vijnë nga të qenit shoqatë, si p.sh. qiratë më të ulëta për përdorimin e sallave.

Cili është mesazhi juaj për gjeneratat e reja shqiptare në Zvicër?

Të rinjtë shqiptarë duhet të integrohen dhe të shkollohen sa më mirë në Zvicër, por njëkohësisht të mos harrojnë kurrë gjuhën, kulturën dhe historinë e tyre. Skënderbeu është dhe do të mbetet udhërrëfyes për të gjitha brezat. Siç ka thënë edhe Lulzim Jashari (duke e parafrazuar): “Pa Skënderbeun nuk do të kishte as Familje Jashari, as Komandantin Legjendar Adem Jashari.” Pa të kaluar nuk ka të ardhme!

Lavdi në jetë të jetëve Gjergj Kastriotit Skënderbeut! Rroftë Shqipëria dhe mërgata shqiptare kudo në botë!

Faleminderit shumë z. Pepaj për kohën dhe përgjigjet tuaja. Kontributi juaj dhe i Shoqatës “Gjergj Kastrioti” është një shembull frymëzues për gjithë komunitetin shqiptar në Zvicër. Ju urojmë suksese të mëtejshme në organizimin e ngjarjeve që ruajnë dhe forcojnë identitetin tonë kombëtar, dhe jemi të bindur se manifestimi i 18 majit do të jetë një ngjarje e paharrueshme për të gjithë pjesëmarrësit. Mirupafshim dhe gjithë të mirat në misionin tuaj atdhetar!

Ju lutem. Ishte nder edhe për mua që të jem me juve në intervistë dhe ju uroj punë të mbarë e faleminderit shumë për përkrahjen.

Swiss ALB Forum

Kontakt
Rreth Nesh

Përmbajtja e ueb-faqes dhe/apo platformave të tjera digjitale të Institutit Helvetik të Evropës Juglindore (helveticalforum.ch) mbrohet nga ligjet zvicerane dhe ndërkombëtare për të drejtën e autorit. Materialet dhe informacionet e natyrave të ndryshme nuk mund të shtypen apo kopjohen për qëllime përfitimi. Platforma, gjithashtu, nuk lejon përdorimin e përmbajtjes së saj në reklama, fushata e për qëllime të tjera komerciale. Kur të përdoret i plotë një shkrim nga platforma jonë , do të duhej që ta citoni drejt helveticalforum.ch. Nuk lejohet asesi që të ndryshohet, redaktohet për interesa të tjera, pra duhet të jetë origjinale. Kur të përdoren pjesë nga përmbajtja e një shkrimi, do të duhej përsëri të citohet burimi dhe përmbajtja të jetë origjinale. Kjo platformë mirëmbahet nga (Instituti Helvetik i Evropës Juglindore). Për informacione plotësuese, Ju lutemi kontaktoni në emailin e platformës info@helveticalforum.ch

  • Instituti
  • Ballina
  • Editorial
  • Sondazh
  • Aktualiteti
  • Përditshmëria e Diasporës
  • Gruaja Shqiptare e Diasporës
  • Rinia Shqiptare e Diasporës
  • Arsimi
  • Kultura
  • Mosha e Tretë
  • Hulumtime Shkencore
  • Atdheu në objektiv
  • Krijimtari
  • Biznesi
  • Sporti
  • Shpallje
  • HSS Video▶️
  • Foto Lajm

Na ndiqni përmes rrjeteve sociale

Cookies

Cookies help us deliver the best experience on our website. By using our website, you agree to the use of cookies.

Functional Always active
The technical storage or access is strictly necessary for the legitimate purpose of enabling the use of a specific service explicitly requested by the subscriber or user, or for the sole purpose of carrying out the transmission of a communication over an electronic communications network.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistics
The technical storage or access that is used exclusively for statistical purposes. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
The technical storage or access is required to create user profiles to send advertising, or to track the user on a website or across several websites for similar marketing purposes.
Manage options Manage services Manage {vendor_count} vendors Read more about these purposes
View preferences
{title} {title} {title}
  • Instituti
  • Ballina
  • Editorial
  • Sondazh
  • Aktualiteti
  • Përditshmëria e Diasporës
  • Gruaja Shqiptare e Diasporës
  • Rinia Shqiptare e Diasporës
  • Arsimi
  • Kultura
  • Mosha e Tretë
  • Hulumtime Shkencore
  • Atdheu në objektiv
  • Krijimtari
  • Biznesi
  • Sporti
  • Shpallje
  • HSS Video▶️
  • Foto Lajm
  • Deutsch
  • English

Kontakt
Rreth Nesh