Libri `Kritika e mendjes politike`, i autorit Zlatko Kramariç, Ambasador i Republikës së Kroacisë në Republikën e Shqipërisë, do të provohet më 20 Maj në Prishtinë.
Për librin do të flasin: Prof. Dr. Enver Hoxhaj, Prof. Dr. Bekim Baliqi, Mr. Genc Prelvukaj, kandidat për doktoraturë në Universitetin e Zagrebit dhe dr.Safet Gërxhaliu.
Autori në këtë libër bën një analizë të ngjarjeve politike dhe kulturore në Kroaci, dhe pjesërisht në rajon, me qëllimin për të paralajmëruar për disa procese shoqërore, për të reaguar në kohën e duhur, sepse disa nga këto procese politike prodhojnë efekt edhe në vende të tjera, nuk qëndrojnë brenda kufijve të një vendi, dalin jashtë atyre kornizave.
Ky libër pasqyron karakterin thellësisht të vendeve si Kroacia, Shqipëria, Kosova dhe Sllovenia.
Zlatko Kramariç, lindur më 5 shkurt 1956, është një politikan liberal kroat nga Osijeku.
Kramariç ka lindur në Osijek dhe është diplomuar për filologji në Fakultetin e Shkencave Humane dhe Sociale, Universiteti i Zagrebit, ku ka marrë edhe titullin doktor shkencash.
Ai hyri në politikën kroate në vitin 1990, gjatë zgjedhjeve të para të lira demokratike kur ishte kandidat i “Listës së Osijekut’ për asamblenë lokale të Osijekut. Me mbështetjen e Bashkimit Demokratik Kroat (HDZ) ai ubë kryetari i parë jokomunist i Osijekut pas vitit 1945.
Në dhjetor 2008, Kramarit u bë ambasadori i parë i Kroacisë në Republikën e Kosovës. Gjatë viteve 2011-2015 ka qenë ambasador i Kroacisë në Republikën e Maqedonisë.Zlatko Kramarit është autor i një plejade botimesh të rëndësishme dhe në vitin 2019 ka fituar çmimin Zvane Crnja për librin e tij “Klasa kroate, rishikim i kujtimeve të së kaluarës”, njofton rtk