Teknologjia amerikane po i bën Forcat e Armatosura të Shqipërisë dhe Aleancën e NATO-s më të forta.
Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Tiranë bëri të ditur sot se, blerja nga ushtria shqiptare e një simuluesi të lëvizshëm për trajnimin në qitje, i prodhuar në ShBA dhe me vlerë 1.1 milionë dollarë, ndihmon në trajnimin e ushtarëve shqiptarë që nga aftësitë bazë në qitje, deri te trajnimi i përparuar me armë.
“Investimi në mbrojtjen tonë të përbashkët siguron që Aleanca e NATO-s të ketë forcën e nevojshme për të përballuar sfidat e reja dhe për të ndërtuar një të ardhme të sigurt dhe të qëndrueshme”, thekson ambasada e SHBA në një postim në rrjetet sociale, njofton oranews.